Aleanca KUQ e ZI dhe Kandidimi Im.

Day 1,821, 16:59 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje Vëllezër dhe Motra.

Po e shkruaj këtë artikull për t'ju informuar për kandidaturën time serioze në partinë Aleanca KUQ e ZI.

Siq e shifni zgjedhjet për President Partie kanë afruar, edhe atë do jenë pas 8 orë pas këtij mometi që po shkruaj.

Pasi po shof ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku shum lojtarë po ikin nga Shqipëria, shumë tjerë po e lën lojën, dhe ata që nuk po ndihmojnë Shqipërin në ditët më të vështira të saj apo tash që kemi 100 vjetorin ku duhet ne të japim Supermaksimumin tonë unë nuk po e shof tek disa dhe për këtë arsye mora Guximin të Kandidoj në partin ALEANCA KUQ E ZI.

Që nga krijuesit e saj e deri më tani kjo parti ka qenë një parti me vlerë dhe ideale të thella që ka ndihmuar Shqipërinë që nga themelimi i saj dhe ka dhënë një kontribut shumë të madhë në shum aspekte, dhe kështu pas shum mendimeve të gjata mora vendim të kandidoj e ta marrë shumë seriozisht këtë kandidaturë pasi që nevoitet një parti Shqiptare që ndihmon, përkrah, dhe ruan interesat e popullit të saj.

Pasi ka ardh momenti që të ecim përpara me partin e cila po humb dita ditës anetarët e saj dhe po del nga idetë dhe parimet për të cilën u krijua prandaj po ju shtrijë dorën e bashkepunimit që të ringrëjme partin tonë e ta qojmë aty ku e ka vendin, ju falenderoj të gjithëve për besimin që do të me tregoni dhe ju premtoj që nuk do ju zhgënjejë.

Rroftë eShqipëria e gëzuar festën e mbarë kombit.

Të jetë ky një muaj sa më i mbarë për të gjithë qytetarët e eShqipërise.

Me Rrespekt Dhe Sinqeritet
Labern