Afrohen zgjedhjet partiake - Votoni me logjike [A.P]

Day 1,820, 08:22 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Zgjedhjet per kryetar partie vijne pas 2 ditesh.
Institucioni yne ju keshillon te veproni e te votoni me ndergjegje.
Votoni personat qe paraqesin nje program te mireformuar per pozicionin qe kandidojne. Partite nuk duhet te jene thjesht per te qendruar aty tek profili yne si Political Activity. Cdo parti, cdo kryetar, cdo kandidat duhet te paraqese programin dhe idealet e tij. Kryetaret te formojne nje kryesi ne parti e cila do te marre vendimet dhe do jape qendrimin e caktuar ne ceshtje te caktuara. Vetem keshtu shqiptaret do te mund te organizohen e te drejtohen ne partite qe idealet e tyre pershtaten.

Avokati i Popullit i ben thirrje kandidateve te paraqesin programin e tyre publikisht ne artikuj (nese nuk e kane bere ende) si dhe kerkon ndergjegjesimin ne votim te qytetareve shqiptar.

Blerja e shitja e votave jane RREPTESISHT TE NDALUARA!
Nese kandiatet vendosin te dergojne mesazhe private tek lojtaret kjo gje do behet vetem duke ofruar programin perkates. Nese kandidati ofron te mira materiale, ose qytetari kerkon te mira materiale, duhet te beni denoncimin ne kete formular http://tinyurl.com/am2zoan
Institucioni yne do te jete njelloj i rrepte si me qytetaret qe kerkojne shperblim si dhe per kandidatet qe e ofrojne ate.
Perfitojme nga rasti t'ju themi qe per cdo ankese ndaj shtetit ose pakenaqesi ta depozitoni ne linkun e mesiperm.

Ju lutem ndiqni keshillat tona, jane te arsyeshme dhe ne perpjekje per permiresimin e situates ne vend.
Me Respekt,
Avokat i Popullit Shqiptar
Kris Hasa