"HAIL!!!" , "HALE!!!!" dhe "HALAT!!!!!""""

Day 1,785, 07:04 Published in Albania Albania by Arius argiri

Disa dite perpara luftes me Maqedonine publikova ne gazeten rimekembja artikullin http://www.erepublik.com/en/article/-pto-po-luftojme-per-shqiperine-apo-per--2128372/1/20 ne te cilen thoja se shqiperia ishte shndrruar ne nje sherbetore te Edenit dhe si deshmi per kete perfundim nxirja faktet se shume vende te edenit me te pafuqishme se ne kishin nga dy po edhe me shume territore dhe ne nderkoh vazhdonim te luftonim qe keto shtete te shtonin teritoret e tyre nderkoh qe ne kishim vetem nje te vetem edhe ate fal nje mareveshje te qeverise sone me maqedonine armike dhe jo fal ndihmes se Edenit!
Qellimi im ashtu si gjithmone nuk ka qene dalja nga Edeni por krijimi i maredhenieve te barabarta me Edenin dhe qe shqiperia , zeri dhe kerkesat e saj ne Eden te degjohen dhe merren parasysh njesoj si ato te gjithe vendeve te tjera!
Por artikulli kishte si qellim te dyte edhe qe qytetaret shqiptar te benin presion prane qeverise qe te guxonte te kerkonte me shume nga Edeni!
Disa dite me pase kur Maqedonia e prishi traktatin e paqes dhe shqiptaret u gjenden papritmas ne mesin e nje lufte te paparashikuar dhe pash se shume lojtar qe dikur me kishin quajtur “armik te Edenit” sa edhe budalleqe kerkesat e mija qe shqiperia duhej te kerkonte me shume nga Edeni, tashme i kerkonin me ngulm Edenit qe te na jepte ndihmen qe meritonim ose ndryshe do te dilnim nga Edeni, kur pash se shume lojtar qe kishin tallur artikujt e mi kur pane DO e asja dite qe i keshillonte te luftonim ne Kine, protestuan haptas duke i kerkuar qeverise se kishte ardhur koha te luftonim ne shqiperi dhe vetem per shqiperine ndjeva se ja kisha arritur qellimit !
Te pakten pjeserisht !
Mendesia kishte filluar te ndryshonte!
Betejen ne brigjet e shqiperise me fyromasit e fituam dhe menjehere adhuruesit e edenit dolen ne pah dhe filluan me Hail eden ,hail croazia,hail greqia e hail ky dhe hail ai!
E pra vertet Edeni (Edeni apo mercenaret?) na kishte ndihmuar por po te shihje listen e atyre qe kishin marre BH do bindeshe se shumica derrmuese ishin shqiptar per te mos permendur ketu ata dhjetra lojtar shqiptar qe harxhuan gjithçka qe kishin ne luften kunder maqedonise!
Pra se pari duhej therritur rrofshi ju o shqiptar qe sakrifikuat gjithçka per te arritur kete fitore dhe pastaj “hailet”(halet dhe halat) e tjera!
Dy dite me vone filloi fushata e shqiperise ne itali kunder fyromasve!
Entuziazmi dhe sakrificat e shqiptareve beri qe te fitonim serishmi por papritmas zemrat e shume luftetareve u thyen nga lajmi se duhej menjehere tja leshonim aleates itali (Nuk pame ndonje italian te luftonte krah nesh ne betejen kunder maqedonise!)! E po aleatja eshte aleate dhe duhet tja leshojme !
Edhe ata na kane çliruar dy muaj me pare dhe na i lane territoret prap thane pro edensat !
E drejte thash dhe nderkoh i hodha nje sy gazetave italiane ne erepublik per te lexuar se çfare shkruanin!
Gjeja e pare qe te binte ne sy se nuk gjeje asnje artikull falenderimi per shqiperine qe po çlironte Italine ! Asnje Hail Albania!
Askush neper komente nuk permendte fjalet rrofte shqiperia apo faleminderit Shqiperise dhe Shqipetareve!
Po nejse e perse te na falenderojne mendova ne fund te fundit edhe ata na kane çliruar edhe pse kjo nuk ka ndodhur 2 apo 3 muaj me pare siç thojne edenistat por ne diten 1540 ne erepublik pra thuajse 7 muaj me pare!
Kerkova neper gazetat italiane te asaj kohe dhe gjeta artikujt qe shkruanin mbi kete ngjarje!
Çte lexoje !
“Pas 40 vjetesh serishmi ne brigjet e shqiperise!” shkruante nje italian , “Perandoria po merr serishmi pronat e saj (shqiperine!)” thoshte tjetri !
Dhe komandanti i nje prej Mu kryesore italiane te asaj kohe shkruante...
“..Per sa i perket strategjise une personalisht besoj se duhet te vazhdojme te luftojme apo me sakte ti mbajme sa me shume territoret e pushtuara ne shqiperi sepse nese ja besojme mbrojtjen e tyre shqiptareve kjo nuk do na shpetonte nga rreziku i nje sulmi nga ana e maqedonise duke ditur fare mire se cila eshte “forca” e shqiperise e mbyll me ironi komentin e tij aleati i yne italian”
Me kete artikull nuk dua aspak te vihemi kundra Edenit dhe aleateve tane por deshiroj te keshilloj shqiptaret qe te mos harrojne ne asnje moment qe qellimi yne ne kete loje nuk jane fitoret e aleateve te Edenit por shqiperia dhe fitoret e saj dhe qe brenda Edenit ne vazhdimisht duhet te mbrojme interesat tona dhe te shqiperise ne rradhe te pare dhe pastaj ato te Edenit dhe aleateve!
Ne shqiptaret nuk e kemi patur si zakon te therrasim “rrofte” per askend sepse per shekuj jemi drejtuar nga keshille kryepleqsh apo kryefamiljaresh qe formonin nje bajrak brenda se cilit askush nuk ishte i pare i perjetshem!
Komunizmi na semuri me semundjen e “Hailit” dhe na detyroi te therrisnim rrofte ky dhe rrofte ai ne te dy anet e kufirit !
Dhe ndoshta jo rastesisht fjala “Hail” ne shqiperi eshte e ngjashme me tre fjale qe mbartin kuptime disi te bezdiseshme....
“Hale”(Vendi ku behen nevojat e perditeshme !), “hala” qe ka kuptimin “akoma (hala ti ktu ?-akoma ti ketu?) dhe halat e peshkut per te cilat kujtohemi kur na ngecin ne gryke!
E pra mjafte me me “Hail!” e aq me teper per "Hail" per te huajt se pas “haileve” per te huajt na presin ”halet” dhe “halat” ne gryke dhe ne zemer!
Le te fillojme te mendojme per Shqiperine se per Shqiperine jemi ne kete loje!
Me respekt Arius argiri.
P.S. Me rastin e ketij artikulli i kerkoj zyrtarisht presidentit te ri te shqiperise te dij nese i morem apo jo ato 100 mij allet nga maqedonia ???
Nese i morem (duke qene se nuk i kam pare as ne thesarin e shtetit dhe as ne banken e shtetit te hyjne 200 ooo all !) per çfare u shpenzuan ?