[MoFa] - Konkurs për Ambasador

Day 1,817, 12:17 Published in Albania Albania by Labern


Përshendetje eShqiptarë të eShqipërisë

Së pari desha të ju faleminderohem që më zgjodhët si Ministër i Punëve të Jashtme dhe që ma besuat këtë post.

Ne si MoFA jemi këtu që ta ndihmojmë shqipërinë për punët e jashtme apo më saktsisht rreth Aleatëve, planeve, dhe për ndihmen e tyre kur shqipëria ka nevojë.
Që mos ta zgjasim shumë dhe mos të bëhet artikulli i tepërt me fjalë po ju them që ne si MoFA kemi hapur konkurs për të gjithë ata që mendojnë se mund ta ndihmojnë shqipërinë si Ambassador në për gjithë Botën.



Puna e Ambasadorit ka këtë qëllim : Te perfaqsojë në mënyrë sa më të denjë në një shtet të huaj, ti rregulloj apo edhe ti perforcojë marrdheniet mes shtetit përkates dhe eShqipërisë.
Programi për ambassador është pikësynimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtëe mandat dhe ne do koncentrohemi më shumë në këtë pikës.
Ambassadorët janë pasqyra e shtetit tonë në shtetet e jashtme por gjithashtu do
mund te sherbejn si informator për qytetarët që dojn informata për shtete te ndryshme.

Më posht është formulari për aplikim dhe për kushtet që duhet ti plotsoni që të jeni një ambassadorë në shtetin që ju mendoni se duhet te jeni...

Konkursi për Ambasador



Nese keni plotsuar formularin pra nëse keni konkuruar ne do e shqyrtojm mirë kërkesën e secilit që ka aplikuar dhe që don të bëhet Ambasador.
Ata që zgjidhen janë ata të cilët i kanë plotsuar kushtet më së miri dhe pas kësaj shpresojm të vazhdojm ta bëjmë punën tonë pra të ja fillojmë edhe me ambasadorët që do zgjidhen sepse ky muaj është muaj i shenjtë për ne dhe kemi disa plane për hir të 100 vjetorit dhe shpresojm që ta bëjm punën më së miri të gjithë ne nga Presidenti e deri tek qytetarët më të rinjë.



Ambasadorët do zgjedhen pas disa ditësh dhe do e postoj një artikull tjetër me emrat e tyre dhe në cilat shtete janë zgjedhur ata.


Me Rrespekt dhe Sinqeritet
Ministri i punëve të Jashtme - Labern