[LMSH] Thirrje komandanteve per bashkim

Day 2,072, 10:47 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Levizja Militariste Shqiptare i ben thirrje komandanteve te njesive private e shteterore te jene protagoniste te bashkimit ushtarak ne vend perkohesisht, per garen e MU-ve. Mbase perseri, shancet per te hyre ne TOP 50 ne rang boteror jane te pakta, gjithsesi eshte me produktive ta provojme se sa te qendrojme duarkryq.

Shume prej jush kane dale, ose do te dalin nje dite me artikuj per bashkim kombetar kur te kete konflikte te brendshme. Por na lini t'ju themi se bashkimet nuk behen me fjale por me vepra, dhe nese nuk do te beni edhe kete bashkim, qe do te jete i perkohshem, nuk do te keni te drejten morale te permendni fjalen "bashkim" me vone.

Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes ju lutemi te jeni organizatoret.

Shadow Striker ka inicuar nje mesazh me gjithe komandantet, i lutem te mos qendrojne te fjetur por te pergjigjen pozitivisht.

Ju faleminderit,
Kris Hasa
Zedhenes i LMSH