[LMSH] Hartimi i teksteve edukative

Day 2,065, 00:30 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Rreth 2 jave me pare, Levizja Militariste Shqiptare ka inicuar fillimin e nje programi edukativ per te rinjte e vendit tone.

Ky plan ka per qellim te ndaje sektoret edukative, te organizoje materialet e deritanishme, e te hartoje tekste te thjeshta, te kuptueshme dhe jo te lodhshme per te rinjte. Deget edukative do te jene:
1. Edukim ushtarak
2. Ekonomi
3. Politike e brendshme & Diplomaci
4. Histori Shqiperie
5. Gazetari


Deri tani ka shume artikuj edukative, shume tekste me mjaft fjale e imazhe, por nuk ka nje vend te caktuar ku te rinjte thjesht te kene gjithcka per cdo dege. Per kete arsye per secilen "lende", ne do te permbledhim e permiresojme informacionin e deritanishem, do ta persosim.

Ajo qe ne kerkojme nga ju si popull, pa dallime, eshte fillimisht te ndajme temat e seciles dege edukative. Le te mos kete me shume se 6 tema leksionesh per nje dege, do te jene informacionet themelore, jo detaje te panevojshme. Detajet mesohen me praktike, te pakten kete besojme ne.

Po ju jap nje shembull se si mund te ndihmoni ne kete pike. Per shembull mendimi im se si duhet te jene temat per degen e Historise Shqiptare jane keshtu:
1. Shqiptaret e pare ne USA
2. Themelimi i Shqiperise
3. Marredheniet e jashtme te Shqiperise
4. Historia e partive politike
5. Konfliktet e brendshme politike te vendit

Ne kete menyre edhe ju mund te jepni propozimet tuaja per secilen fushe. Ju lutem t'i paraqisni me poshte si komente. Hapi tjeter do te jete perzgjedhja perfundimtare e temave dhe fillimi i mbledhjes se informacionit per tekstet.
Ju faleminderit.