[Levizja Militariste Shqiptare] Edukimi kombetar, kontriboni

Day 2,047, 07:55 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Nje nga synimet e Levizjes Militariste Shqiptare ka qene edukimi i shqiptareve, per te ditur elementaret dhe per te marre nje drejtim te pervecshem me pas.

Ne mendojme se duhet te kete persona ne gadishmeri per te edukuar e informuar popullin mbi elementaret e dijeve qe nevojiten ketu. Me kalimin e kohes do gjejme zgjidhje per edukim edhe me "profesional".

Ideja jone eshte te krijojme nje "shkolle", te ndare ne disa departamente, anetaret e te cileve do te bashkepunojne per te dhene nje edukim sa me objektiv, te sakte e te drejte tek shqiptaret.
Ndarja e degeve e kemi menduar te jete:
1. Edukim ushtarak
2. Ekonomi
3. Politike e brendshme & Diplomaci
4. Histori Shqiperie

5. Gazetari

Kush deshiron te kontriboje te me dergoje mesazh mua me kerkese per te qene nje nga "mesuesit" e degeve te mesiperme. Mos e keqkuptojme. Nuk do te mbahen leksione neper chat, thjesht anetaret e cdo departamenti do te hartojne nje numer te vogel artikujsh me infot kryesore si dhe do te jene ne gadishmeri kur shqiptaret te kene paqartesi e te duan me shume detaje.

Kjo eshte nje nisme qe merret me vullnetin e levizjes sone, per te kontribuar nuk ka rendesi se ne cilen parti apo ushtri ndodheni, thjesht dergoni mesazh tek Kris Hasa. Para se te pranoheni do te garantoheni nga ne fillimisht, nese jeni te denje per detyren ose jo. Pak me vone, kontributoret ne edukim, mund te paguhen goxha, sidoqofte kemi mjaft rruge perpara se te arrijme deri atje.
Na ndihmoni qe te ndihmojme atdheun.