Shqiperia, c'esht...?

Day 2,426, 13:54 Published in Albania Montenegro by Lyrical Warfare

Njeriu për njeriun është ujk, shqiptari për shqiptarin akoma dhe më ujk!
| Faik Konica |

... sepse varferia na ka pushtuar shpirtrat, e jo xhepat. Jemi indiferent ndaj poshtersise me te madhe. Ndaj hipokrizise se manipulatoreve te ketij vendi te mjerre. E kemi mbyllur dashurine ne burgjet e Ustikes. Jetojme si te humbur. Jetojme ne nje bote bardh e zi. Pa ngjyra. Pa ndjenja. Plot lot. Jetojme ne Shqiperi. Ne vendin tone plot pasuri te dhuruara nga nena natyre, por plot me femije gjakpires te rritur nga nenat e te vuajtura.
Sa duar te shtrira, qe bejne deklarate ndihme! Sa personalitete te shtirur, qe lehin per te shumfishuar llogarite e tyre bankare! Sikur 1% te rroges se tyre ta dhuronin per te varferit, rruget e qyteteve tanime do ishin te "spastruara" nga lypesit.
Shqiperia do ishte nje vend i bukur, si natyre dhe si popull. Por zia po na i mbulon zemrat. Na i ka kthyer ne gure. Na i ka helmuar. Secili po ben lufte per mbijetese.
Ty te qofsha fale moj Shqiperi! U pastrofsh nga cdo "virus" , qe mban mbi trup! Qofsh bekuar e strehuar ne strehen e dashurise, sepse ka vite qe nuk e ke vizituar edhe pse mbahesh si "zonja e miqesise"!