Rregulli Nr.1 - Durimi

Day 1,743, 09:20 Published in Albania Turkey by spiderwii

Shkrimin e pare te gazetes time nuk kisha se si te mos ja dedikoja nje problemi qe godet kryesisht nivelet e uleta te lojes.
Kur e fillojme lojen, kemi nje zell te madh per te ndihmuar Shqiperine dhe kjo na ben qe jo pak here te kryejme edhe vendime te gabuara. Kjo vjen edhe si pasoje e faktit qe per te arritur deri ne nivelin 20 kerkohet pak kohe (me pak se 1 jave nese kemi te bejme me nje lojtar te rregullt) dhe si pasoje perfitimet nga kalimi i cdo niveli na ben te mendojme qe loja eshte e thjeshte dhe se nuk ka veshtiresi per te perparuar.
Problemet fillojne te ndihen kur kalohet niveli i 20 dhe kuptojme qe kemi bere gabime qe mund te ishin shmangur nese luhej disi me me kujdes ai fillim.
Cfare ndodh me konkretisht:
- Persona qe futen ne beteje dhe pasi qe harxhojne ushqimet qe kane, fillojne te blejne health me gold. MOS E BENI KETE GJE! Po flasim per 0.5 gold per 10 health me te cilin nuk vret as edhe nje kundershtar e jo me me bere gje tjeter.
- Persona qe harxhojne goldin duke e kthyer ne ALL. NUK KESHILLOHET KJO LEVIZJE! Kjo sepse ne kete loje, blerjet e fabrikave te bukes dhe armeve kryhet me gold, ashtu si edhe upgrade i tyre. Nese ne 20 nivelet e para keni marre 20 gold, do te shohni qe me pas, nuk do kete kaq e lehte.
- Persona qe kerkojne te ndertojne rraketa qe ne fillim dhe harxhojne per te blere fabrika per prodhim rraketash dhe mallrat per ti ndertuar. MOS E BENI PERPARA SE TE ARRINI NJE NIVEL TE KENAQSHEM! Flas ketu per nje nivel qe kalon te pakten 25, qe do te thote divizioni 2.
- Persona qe ndertojne ndertesa pa kriter. PYESNI ME PARE ATA QE KANE LUAJTUR ME TEPER! Disa struktura jane bere per tu marre ALL dhe Gold por qe nuk ju vlejne ne fillimet e lojes. Perpiquni te kuptoni se si shfrytezohen me mire burimet qe ke sepse me pas nuk do jene aq shume nese nuk perdoren sic duhet. Strength ka me teper rendesi psh krahasuar me nje Aluminium Raw Material keshtu qe jepini atij prioritet kur vjen puna per ti bere upgrade, etj
- Persona qe flasin per rezistenca, per lufte, per clirim territoresh por akoma nuk e kane kuptuar se si funksionon nje gje e tille. PYESNI ATA QE DINE SE PSE NUK PO KRYHET KJO GJE! Nese ketu ka persona qe kane muaj qe luajne dhe jemi pa territor, do te thote qe nje arsye ka, dhe pervec atyre nuk do jua shpjegoje kush me mire.
- Persona qe luftojne pa kriter kur kryhen luftrat serioze (si ato per kongres). ORGANIZOHUNI SIC DUHET DHE DEGJONI KOMANDANTET. MOS LUFTONI PER BATTLE HERO! Beni nje lufte me zgjuarsi nese vertete mendoni per Shqiperine dhe mos u zini per te marre BH (e ashtequajtura "FIGHT HARD! FIGHT SMART")
- Persona qe shajne ne profilin e divizionit. MOS E BENI! Mos harroni qe ka edhe femra ne kete loje dhe gjithsesi, besoj se jemi te gjithe persona te edukuar, dhe nje gjuhe qe sna ka hije, nuk na shkon si popull por edhe ne menyren e komunikimit njeri me tjetrin!
- Persona qe duan gjithcka shpejt dhe ne sa me pak kohe. KINI DURIM! Do te shihni qe me durim dhe me nje organizim te mire, do arrijme te bejme dicka te mire. Keshtu forcojme lidhjet ne mes nesh, dhe eShqiperia fiton. Kjo loje eshte edhe strategji dhe si e tille duhet te luhet me nje fare kriteri.
- PYESNI PYESNI PYESNI! Kur keni nje dyshim, ose nje keshille, pyesni persona te ndryshem, edhe me nivele me te larta se tuajin dhe merrni keshilla, qofte edhe me pak fjale.

Po e ndal ketu kete shkrim qe kishte si qellim thjesht nje informim per disa problematika qe shihen ne kete loje dhe se si mund te shmangen ato. Kjo do beje qe te arrini sa me shpejt nivelet me te larta dhe njekohesisht te shihni rezultatet qe kerkoni, NJE eSHQIPERI TE MADHE DHE TE FORTE!

MOS HARRONI KURRE QE ESHTE NJE LOJE DHE SI E TILLE DUHET TE TRAJTOHET. PERPIQUNI QE TE KENAQENI ME TE DHE TA KONSIDERONI SI PIKE TAKIMI NJERI ME TJETRIN.