Parlamentarë: Të punojmë për Shqipërinë.

Day 1,721, 05:34 Published in Albania Albania by Rilindasi

Dikush e quan Parlament, e dikush kongres, dikush tjetër mexhlis e dikush dumë, por, në pergjithësi është vendi ku mbledhen burrat e shtetit, që fitojnë zgjedhjet parlamentare, dhe fitojnë një ulëse në parlament.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, të fundit, unë fitova një ulese në ketë vend të shumë respektuar, në momentet e para të punës dhe fillimet e mia, shpjegova menyrën time dhe planet e mia , që do e ndihmonin Shqipërinë dhe të cilat kjo legjislativë parlamentare , sipas mendimit tim duhet të i ndiqte.
në po ketë gazetë, në pergjithësi e keni punen time në parlament, dhe do të doja të më gjykonit me keto veprime, e jo si Rilindasi, janë mendimet ato që duhet të ballafaqohen apo jo? Në regull, ajo për të cilen unë po u shkruaj , të nderuar krenari e kombit shqiptar, juve qytetarë të nderuar është fakti që anëtaret e parlamentit janë shumë jo aktiv në dhomen e parlamentit ketu , duke injoruar në menyrë totale çdo ide të re e cila do u ndihmonte edhe atyre dhe jo vetëm qytetarëve shqiptar.
Kam shkruar me dhjetëra replika , por , asnjë pergjigje. Pse vallë konkuroni për ketë post kur nuk mund të e kryeni në menyrën e duhur?
Respekti është respekt , ai fitohet e vertet, por çfarë e shtyn një parlamentar që të mos jep pergjigje , dhe kur unë them pergjigje, pandeh për PO , JO, PAJTOHEM, JAM KUNDËR. Keto gjera në pergjithësi mungojnë në parlamentarizmin shqiptar. Nuk e kuptoj arsyen e neglizhencës së tyre, e vertet jemi në kohë pushimesh, por, edhe pse ky është komunitet virtual, detyra është pergjegjesi apo jo? Dhe detyrat duhet të kryhen pa marë parasysh veshtirësitë që mund të na paraqiten.

Ju lus me sinqeritet më të lartë, për hirë të votuesit tuaj, për hirë të qytetarisë dhe Shqipërisë që të punojmë për të miren e kombit dhe të mos e lem peng Shqipërinë që të mos zhvillohet . Të mos behemi pengësë e kesaj ritjeje. Shqipëria ka nevoj për punen tonë.
Të miratojmë ligjet, ato i ka çdo shtet, madje edhe shtetet më të fuqishme ketu, Argjentina dhe SHBA, janë me ligje të fuqishme , që janë bazë e funksionimit të shtetit.
Po u penguan propozimet , idetë e mia, jepni mendime të kunderta , por, mos neglizhoni punën time, të e bejmë për Shqipërinë.


Me shumë respekt, Rilindasi.