O SHQIPTAR!

Day 2,650, 12:03 Published in Albania Albania by BiG Serxhio


Ju keshilloj qe gjate leximit te ketij artikulli te jeni duke degjuar kete kengen. JAM SHQIPTAR ♥

Pershendetje te gjithe ju Shqiptar, si me shtetesi eShqiptare edhe ju me shtetesi te huaj. Kete artikull do ia dedikoj kryesisht atyre shqiptareve qe jane ne eDiaspore.

JU BEJME THIRRJE TE KTHEHENI NE VENDIN TUAJ PERSERI! Per disa arsye:

1- S'ka me percarje.
2- Ndihmoni vendin tuaj ne aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik.
3- Guri i rend ne vend te vet.


1- Besoj se lufta e fundit qe u organizua ka deshmuar se kur deshirojme, mund ti leme anash percarjet, inatet, merite me njeri-tjetrin dhe te bashkohemi te gjithe se bashku. Te gjithe kemi treguar bashkepunim madheshtor me njeri-tjetrin, si ne Keshillin e Larte, komandantet e MU-ve midis tyre si dhe kongresmenet. Besoj se kjo fryme do te vazhdoje akoma ne qofte se ecim ne keto hapa. Gjithashtu nuk eshte vene re ndonje rivalitet percares midis partive politike, gje qe ka sjelle dhe nje situate te qete politike.

2- Duke qene se kryesisht lojtaret shqiptar me shtetesi te huaj jane lojtare me eksperience, besoj se ata do ta ndihmonin shume eShqiperine te dilte nga ky "ngerc" qe e ka kapur dhe te perparonim. Ka edhe plot lojtare te cilet bejne nje dem te konsiderueshem, por fatkeqesisht e bejne per nje shtet te huaj dhe jo per vendin e tyre keshtu qe do t'ju lutesha te vinit e te ndihmonit Shqiperine.

3- eRepublik ka rene goxha kohet e fundit dhe nuk ka te njejtin aktivitet sic kishte kohe me pare. Te pakten kete gje e kam vene re ne komunitetin Shqiptar i cili ka rene pothuajse ne nje gjum letargjik. Te pakten u gjalleruam pak gjate luftes se fundit kunder Serbise.

Eshte ne doren e gjithsecilit te beje cfare zgjedhje te doje ne kete loje online, por do te kisha deshire te ishit me shume altruist sesa egoist, pra t'i vinit me shume ne ndihme vendit tuaj sesa vetes tuaj. Besoj se duke ndihmuar vendin tone, ne ndihmojme edhe veten tone. Eshte reciproke.

Ju pershendes dhe me kete video , ku Shqiptaret qe luajne ne ligen e trete ne Austri fituan kunder skuadres serbe.
Srbija 08 1-2 SV Albania Wien https://www.youtube.com/watch?v=GV1T4tYszF0


Ju falenderoj,
BiG Serxhio . o>



Shout
O SHQIPTAR!
http://www.erepublik.com/en/article/2499495/1/20