Amandamentet kushtetuese.

Day 2,067, 14:17 Published in Albania Albania by Rilindasi

Origjinal : 3. Gjuha zyrtare e eShqipërisë është gjuha Shqipe.



Amandementi 1 : 3. Gjuha zyrtare e eShqipërisë është gjuha shqipe dhe gjuha angleze.


Arsyetim : Gjuhë zyrtare e komunitetit eRepublik është gjuha angleze, kushtetuta duhet të pasqyroj harmoninë me rregullat e lojës.


Origjinal : 4. Çdo person që banon në eShqipëri njihet si qytetar Shqipëtar.

Amandamenti 2 : Çdo person me nenshtëtësi shqiptare, njihet si qytetar Shqiptar

Arsyetim : Shtetesia është lidhja juridike që qytetari ka me shtetin, si rrjedhoj, edhe në erepublik, në momentin që jeni shtetas i një vendi ju keni të drejtë në pjesmarje aktive në jetën politike, ekonomike dhe sociale .


Origjinal : 5. Çdo qytetar duhet t’ju bindet ligjeve të shtetit.


Amandamenti 3: Çdo shtetas shqiptar, duhet të i bindet ligjeve të shtetit.

Arsyetim : shtetesia , si lidhje juridike, në menyrë direkte e benë vet bartësinë, zotërues të të drejtave, dhe obligues ndaj detyrimeve.


Kreu II

Të shtohet :

Amandmenti 4: Çdo shtetas i eShqipërisë, ka të drejtën e zgjedhjës dhe të jetë i zgjedhur.

Amandementi 5. Çdo shtetas i eShqipërisë, ka të drejtë të ushtrimit të veprimitarisë ekonomike, duke respektuar rregullat bazë të komunitetit erepublik.


Origjinal :16. Shqipëtarët të cilët jetojnë në shtete të huaja, mbrohen nga qeveria e eShqipërisë në rast nevoje.

Amandamenti 6: Qytetarët shqiptarë të cilet jetojnë jasht shtetit shqiptar,
gezojnë mbrojtje çdo herë nga qeveria shqiptare .

Arsyetim : "Çdo herë", percakton faktin se , nuk duhet lejuar perdhosjen e qytetarëve tonë në raport me të huajt, gjykimi i tyre do të ndodh vetëm perbrenda komunitetit eShqiptar , e jo të ketë interferime nga persona të huaj. Ata do të mbrohen në sytë e botës, do të këshillohen dhe "gjykohen" privatisht.


Amandamenti 7.

Kreu III

Presidenti i Republikës së Shqipërisë

President i Republikës mund të jetë çdo qytetar që ka aritur nivelin perkatës nga loja .

Presidenti i Republikës së eShqipërisë, perfaqëson unitetin e popullit.

Presidenti i Republikës, është perfaqësues i popullit, brenda dhe jasht vendit.

Presidenti i Republikës , propozon amandamente për kushtetutën e vendit.

Presidenti i Republikës, është komandant suprem i forcave të shtetërore .

Presidenti i Republikës, nënshkruan marrëveshje nderkombëtare , në pajtueshmeri me vullnetin e sovranit dhe kushtetutën e vendit.

Presidenti i Republikës, cakton kabinetin qeveritar.

Emëron, komandantet e njesive ushtarake shteterore, pas këshillimit me Këshillin .

Propozon drejtorin për Intelegjencë, ky i fundit emerohet pas kalimit të tij nga parlamenti/këshilli.

Emeron Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Jep medalje, mirënjohje në pajtim me rregulloren për mirënjohjen dhe medaljet(1)

Propozon falje individuale për personat që janë treguar të pergjegjëshëm.

Së pak 8 herë brenda mandatit të tij i drejtohet qytetarëve të vendit.

Presidenti i Republikës, është i obliguar të diskutoj me kuvendin e Republikës.

Mandati i presidentit të Republikës është një muaj (i perckaktuar nga rregullat e lojës)

Pas perfundimit të mandatit të parë, presidenti mund të rizgjidhet VETËM edhe një herë tjetër.

Mungesë e perkohshme e presidentit, konsiderohet mungesa për dy ditë(2) , dhe si e tillë ai duhet të zëvëndësohet nga zv i tij, mungesa e pa arsyeshme më shumë se 2 ditë, është arsye për shkarkim.