TURKOFILIA DHE HISTORIA!!!!

Day 2,057, 00:05 Published in Albania Albania by Arius argiri

Shume muaj me pare shkruajta nje artikull ne te cilin keshilloja shqiptaret te mos beheshin vegla te asnje shteti te huaj sepse asnje i huaj nuk e donte shqiperine dhe as do te bente per shqiperine asgje nese nuk i futej ndonje gje ne xhep! Kush deshiron te mesoj diçka te re mbi historine e shqiperise mundet ta lexoj kete artikull te shkruar shume muaj me pare http://www.erepublik.com/en/article/mbi-shqiptaret-qe-luftuan-ne-betejen-e-plevnes--2111582/1/20
Deshiroja ti kujtoja shqiptareve fjalet e çAJUPIT ,poetit profet te shqiptarizmes,fjalet e se cilit shqiptaret per nje shkak apo per nje tjeter i harrojne gjithmone!
Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqiptar!

Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Të ka bërë perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqiptar!

Erdhi dita te ngresh kokë,
të kërkosh
lirine, bashke me shokë
te leftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer me dje,
por te leftoni te tërë
për Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Të ngrihemi qe te tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi te deftojme
trimëri;
ja te vdesim ja te rrojme
për liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Të shoh me buzë te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë qe ke qare
dhe mban zi,
për Morene janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

Sigurisht ne kete poezi poeti e ka fjalen per turqine otomane e cila pas shume te paberave si ndarja dhe shitja e tokave shqiptare e ndaloi me ligj gjuhen e shkruar shqipe ndersa grekeve i dha leje te hapnin shkolla greke ku te donin dhe si te donin. Pas viteve 90 nuk mundet te mohojme se shteti Turk perkrahu Shqiperine si ne lidhje me maredheniet me Greqine ashtu si edhe gjate luftes ne Kosove , por kujdes ....
Dhe perseris, kujdes , mos te ngaterrojme kete perkrahje per perfitime dipllomatike dhe politike sa edhe ekonomike me “Dashuri” te Turqise per Shqiperine dhe Shqiptaret!
Ne sigurisht do ta shprehim mirenjohjen popullit turk per kete qendrim te tij por kjo nuk duhet te na bej Turkofil sepse keshtu peshtyjme mbi gjakun e te pareve tane!
Dhe aq me teper nuk duhet ta shndrrojme kete ndjenje mirenjohje ne mirenjohje ndaj nje qeveritari turk apo nje tjeter!
E them kete sepse mund te zhgenjehemi se politika nuk ka moral dhe as dashuri dhe as ndershmeri!
Dhe fakt per shqetesimin tim eshte lami i meposhtem!
Shkup - Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mund të gjendet në qendër të kritikave të bashkësia ndërkombëtare, nëse verifikohet si e saktë deklarata e tij “se në protestat në Turqi kanë gisht shtetet e huaja”.(kujtojme se rastesiht kjo deklarate e ivanovit ne formen e titullit te nje artikulli eshte shfaqur edhe ne eAlbania!do ishte mire qe autori i ketij artikulli te na tregonte nese e vodhi ai nga ivanovi apo ivanovi nga ai apo te dy e moren nga dikush tjeter!))))
Deklarata është cituar nga Agjencia e Lajmeve “Anadolli”, e cila thirret në një bisedë që kanë zhvilluar në Shkup kreu i shtetit me drejtuesin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Sevdar Cam.
Sipas medias turke, Ivanov i ka shprehur shqetësimin kreut të TIKA-s, për protestat masive që bllokuan për dy javë rrugët e Stambollit.
“Z-ri Erdogan të mos mundohet, të mos i kundërshtojë. Të gjithë e kanë të qartë se në tilla ngjarje përzihen shtete të huaja, të cilat luajnë lojërat e tyre. Zemra e tij, është me zemrën tonë, zemra jonë është zemra e tij”, citon deklaratën e presidentit Ivanov, agjencia “Anadolli”, transmeton Zhurnal.
(a.k/BalkanWeb)
Siç e shihni ivanovi dhe Turqia ka lidhur fijet! Dhe viktima te ketyre lojrave politika historia ka treguar se jane gjithmone shqiptaret!!!
Pra edhe njehere,mos harroni...
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.