Sqarim

Day 2,091, 11:41 Published in Albania Albania by RadeciVV

Te nderuar Shqiptar qe e luani kete loje.

Kete here po ju shkruaj ne cilesin e parlamentarit, perfaqesuesit te popullit qe me ka dhene kete pergjegjesi te madhe duke votuar partine qe une e perfaqesoj ne parlament - Lidhja e Arbrit.

Ne zhvillimet e fundit, u be teme e dites propozimi per shkarkimin e Presidentit nga posti i tij , i bere nga nje lojtar qe shpesh eshte treguar i papergjegjshem - gjilani123.

Ai ne fakt edhe ne mandatin e Visarit "kerkonte" ne grupmesazhin qeveri-kongres qe te i bente impeachment dhe duke i pare veprimet e tij, tanime nuk po me duket aspak si nje shaka, sic me dukej ne fillim.

Ndjej pergjegjesi para votuesve qe te shfaqi qendrimin tim mbi kete ceshtje dhe te i informoj per ngjarjet.

Une si perfaqesues kam votuar kunder ketij ligji, per disa arsye (sigurisht, jo personale por po flas gjithnje arsye per vendin)

- Eshte propozuar nga nje person i papergjegjshem dhe qe nuk e merr lojen aspak seriozisht, madje as postin e besuar te kongresmenit. Te tille persona ia humbin mundin fare atyre qe e luajne kete loje per patriotizem dhe per Shqiperi;

- Parlamentari ne fjale qe e ka propozuar, nuk ka treguar as edhe nje arsyetim te vetem publik se pse ka bere nje gje te tille, edhe pse i takon qe ta beje kete gje;

- Ai madje ka bere shout ku ka ofruar gold, tanke etj. (prap po e them nuk besoj me se ky ben dicka si "shaka" ne te tilla raste) per ata qe e deshmojne se kane votuar pro;

- Qarqe te ndryshme politike po tentojne te shfrytezojne kete situate duke sponzorizuar ata qe votojne pro, madje ka edhe shantazhe ne disa raste, per te ardhur ne pushtet;

- Nuk ka ndonje arsye qe ne fillimet e saj te shkarkohet menjehere qeveria;

- Nuk do te i sherbente asnje te mire vendit ne keto momente kjo gje, duke ditur se punet deri tani po shkonin shume mire ne cdo aspekt;

- E gjithe kjo pune po i jep imazh te keq Shqiperise karshi aleateve po edhe armiqeve. Pastaj po cuditemi kur te tjeret tentojne te "tallen" me ne.

Ne baze te krejt kesaj, une me shume pergjegjesi e kam votuar ligjin kunder, duke vlersuar se eshte ne te miren e vendit.

Gjithashtu, ftoj qe te gjithe te nxerrim mesim nga kjo ngjarje, duke reflektuar mbi ate qe ndodhi dhe:

- Lojtari qe ka bere kete impeachment te dali me nje artikull publik ku te deklaroje se pse ka bere nje gje te tille;

- Kongresmenet te mos propozojne ligje te tilla pa sqarime apo diskutime paraprake;

- KRYETARET E PARTIVE TE KENE KUJDES KE E VENDOSIN NE LISTAT E TYRE PER KONGRESMEN!!

- Qytetaret te mesojne njehere e mire kulturen e votes dhe te votojne ata qe ofrojne program me te mire (qofte per qeverisje apo per parlament), e jo ata qe kane nje emer nga RL apo qe kane me shume antar, ose influence, ose japin gjesende ne kembim te votave.

Me respekt

RadeciVV

Parlamentar i eShqiperise.