SHQIPERIA DHE QEVERIA!

Day 1,820, 06:06 Published in Albania Albania by Arius argiri

Se pari dua te sqaroj se ky artikull eshte thjesht nje permbledhje e komenteve me te cilat i jap pergjigjur nje pyetje te presidentit te vendit Jon Kastrioti!
Presidenti ne artikullin http://www.erepublik.com/it/article/mos-valle-jemi-te-mallkuar-nga-tradhetia--2156140/1/20 te shkruar ne gazeten “Shqipja e Arberit”do me bente kete pyetje...
“Arius ktheje koken mbraapa, dhe shiko se qka ka bere Rilindasi per atdhe ? qfar bere ti? une kam hyre ne loje nje dite pas teje dhe qdo artikujt e tu dhe Rilindasit ishin kunder qeverise,qeveria vjedh qeveria ashtu qeveria keshtu etj etj gjithnje kritikon! a ke ndonje ide se si shkojne punet e qeverise ? A vetem e ben kete per te perqar popullin per te lene lojen pa lojtar !! Ku eshte qellimi i juaj ??”
Çkerkonte te me thoshte joni me kete pyetje?
Valle te kritikosh qeverine do te thote se ke share atdheun ?
Se ndez perçarjen?
Valle ata qe kritikononin qeverine e Esat pashe Toptanit ishin armiq te atdheut?
Ata qe kritikonin qeverine e Zogut shanin atdheun?
Atehere sipas kesaj llogjike Avni Rustemi,Hasan Prishtina apo Bajram Curi dhe Luigj Gurakuqi etj etj etj jane armiq te atdheut?
Ata qe ngrinin zerin kundra diktatures komuniste dhe qeverise se saj ishin tradhetar te atdheut?
Ke degjuar ti Jon per masakren e Tivarit?
Ku qeveria e jugosllavise ne mareveshje me qeverine e shqiperise masakruan me qindra shqiptar nga kosova me arsyen se ishin antikomuniste?
Ata qe guxuan te denonconin kete mareveshje kriminale te qeverise shqiptare me qeverine e jugosllavise valle ishin armiqe te shqiperise sepse kritikuan dhe denoncuan kete mareveshje kriminale qe beri qeveria e vendit te tyre?
E pra Jon dua te te sqaroj edhe njehere se qeveria nuk eshte Shqiperia !
Perkundrazi shpesh here ne historine e shqiperise qeverite dhe shteti i shqiperise e ka demtuar vendin tone me shume se edhe vete armiqt tane shumeshekullor!
Kjo per sa i perket historise e cila deshmon ne pafundesi se qeveria dhe atdheu jane dy gjera krejt te ndryshme dhe se eshte nje gabim i madh nese pa dashje apo aq me teper me dashje ve mes tyre shenjen e barazise!
Per te vazhduar dua te vej edhe njehere ne dukje se nese dikush kritikon qeverin nuk do te thote se po shan atdheun perkundrazi eshte detyra e çdo qytetari qe te kritikoj qeverine !
Eshte detyra e qeverise qe ti pergjigjet ketyre kritikave !
Jane pikerisht kritikat te cilat bejne qe qeveria te punoje me mire ti perkushtohet me shume punes dhe jane pikerisht kritikat arma kryesore qe nje shoqeri e qytetruar lufton korrupsionin dhe paaftesine ne qeverisjen e vendit!
Per sa i perket asaj se çfare kam bere une ne kete loje edhe pse nuk me pelqen po te permend kontributin e vogel qe une kam dhene per shqiperine ne kete loje edhe pse nuk kam qene pjesmarres ne asnje qeveri te vendit deri me sot dhe kjo jo pse nuk me jane ofruar poste por sepse gjithmone jam mundur ti jap Shqiperise ne kete loje ate qe i mungonte!
Opoziten!
Mendimin ndryshe!
Ide te reja!
Koha do te tregonte se pjesa me e madhe e problemeve qe une ngrita 5 muaj e me shume perpara ishin te drejta! Le ti marrim me rradhe! Problemi i bankes sikur te ishte filluar te korrigjohej qe kur shume muaj me pare une shkruajta nje artikull mbi kete problem tashme ti si president do te gjeje tani nje banke pa nje borxh ne gold! Gjithashtu do te ishin kursyer edhe mijra all per gjoben e dyte qe ju vu nga adminat ne all ne kohen e festim beqes .E pra shume muaj pas artikullit tim mbi problemin e bankes se shtetit ku shumekush me shau se po shpikja probleme te kota madje te rreme qe kishin si qellim te perçanin qytetaret nga qeveria e asaj kohe ky problem do te shqetesonte dhe do te perpiqej ta zgjidhte si qeveria e presidentit Festim Beqes ashtu si edhe qeveria qe ti drejton aktualisht dhe per kete mund te lexosh thirrjen e guvernatorit aktual te bankes se shtetit.Dhe kjo deshmon se problemi qe une ngrita shume muaj me pare ishte teresisht i drejte dhe se qeveria e asaj kohe do te ishte mire qe ne vend te ndermerrte nje fushate fyerjesh kundra meje ta harxhonte asaj kohe kete energji per te menduar per nje zgjidhje te ketij problemi.
Po shume muaj me pare une ngrita problemin e bashkimit kombetar dhe kam kerkuar qe opozita te perfshihej ne qeverisje!
Sot pas me shume se pese muajsh ti e shtrove kete çeshtje si domosdoshmeri per shqiperine.Kjo eshte deshmi qe problemi qe une ngrita pese muaj me pare ishte teresisht i drejte por sigurisht nuk mundem te rri pa thene se nese do te ishin hedhur hapat e pare per realizimin e ketij projekti pese muaj me pare kur une e paraqita si nje problem qe duhej zgjidhur, qeverite e bashkimit kombetar tashme do te ishin bere realitet!
Po keshtu kam ngritur muaj me pare edhe problemin e depolitizimit te Mu dhe ky eshte nje problem qe nuk u zgjidh dhe tashme po shkakton krijimin serishmi te nje pafundesie MU private! Une ngrita temen qe problemet duhet te diskutohen bashkarisht edhe me opoziten apo te gjithe ata qe kane ide apo propzime te reja pa paragjykime dhe tashme eshte kjo ajo qe edhe ti po kerkon te besh!Sigurisht serishmi nuk mund te mos rri pa e permendur se nese ky diskutim dhe bashkpunim me opoziten do te kishte filluar muaj me pare tashme edhe kjo do te ishte bere realitet.
Pra pa ose me dashje serishmi me deshmove me vendimet e tua qe kisha te drejte. Nuk deshiroj ketu te flas per te gjitha problemet qe kam ngritur ne artikujt e mij por permenda ketu ato qe per mua jane me kryesoret!
Gjithashtu nga ana individuale qe kur jam futur ne kete loje kam luftuar gjithmone per Shqiperine dhe nuk e kam ndrruar asnjehere shtetesine edhe pse ne pushtet ishte Nino, Krimiko apo kushdo tjeter sepse gjithmone i kam konsideruar si president te ligjshem te vendit edhe pse i kam kritikuar dhe kam menduar ndryshe nga ata! Por keto kritika ndaj Krimikos apo Ninos apo presidenteve te tjere nuk me kane bere te me shkoje kurre ne mendje qe te ndrroja shtetesine per shkak te tyre sepse siç te thashe i kam konsideruar gjithmone si president te ligjshem te vendit tim ashtu siç te konsideroj edhe ty! I them keto fjale per tju rikthyer temes fillestare pra te kritikosh qeverine do te thote te shash te mohosh vendin tende? E pra shumekush ne kete loje vazhdon te vej rrezikshem shenjen e barazise midis qeverise dhe shqiperise! E vura re kete ne kohen kur Dardan H u be president kur pas fitores te se cilit shume lojtar shpallen haptas ne komente qe kishin ndrruar shtetesine se ishte bere president Dardani dhe jo kanidati qe ata kishin mbeshtetur!Kur vuri kanidaturen rilindasi shumekush serishmi do shprehej se nese ariusi apo rilindasi do behet president ne do ikim nga shqiperia! Kesaj i thone per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine apo per inat te rilindasit dhe ariusit une shkoj e behem kinez apo turk!E pra une arius argiri as e kam bere dhe as do ta beje kurre nje gje te tille sepse me gjithe kritikat i kam konsideruar te gjithe presidentet e shqiperise si te ligjshem dhe si vellezerit e mij te nje gjaku me te cilet edhe pse me mendime te ndryshme na bashkon nje qellim i perbashket! Te lartesojme emrin e shqiperise ne kete loje!
Keto jane mendimet e mia Jon Kastrioti!
Dhe nese ti vazhdon te mendosh se keto jane mendimet e nje armiku te Shqiperise dhe se me artikujt e mij kam ndjelle perçarjen mes Shqiptareve une do te pergjigjesha se shpresoj qe armiq te tille si une shpresoj te shtohen çdo dite e me shume ne radhet e shqiptareve ne kete loje !
Me respekt qytetari arius argiri.