SHPATA E KASTRIOTIT

Day 1,848, 15:31 Published in Albania Albania by ujku76

Te dashur Qytetare te Shqiperise, bij e bija te Arbrit, nipa te Kastriotit!

Po shkruaj kete artikull per te dhene disa lajme, per te paraqitur disa analiza dhe per te dhene disa falenderime.

Po e filloj me kete te fundit.

Sic e dini, para nente ditesh, u krijua Njesia Ushtarake (NjU) me e re ne Shqiperi me emrin "Shpata e Kastriotit". Sot shoh qe, edhe pse me numer te vogel lojtaresh, kjo NjU renditet nder vendet e para ne Shqiperine tone per numrin e armiqve te vrare ne beteja dhe ndonjehere edhe per demin qe ben.





Kje vjen si rrjedhoje e perkushtimit te lojtareve te kesaj NjU-je ndaj detyres se Kombit dhe Atdheut. Per kete une ju jam shume mirenjohes dhe JU FALENDEROJ NGA ZEMRA.

Deri para nente ditesh besoja se duke i shkaktuar dem te madh armiqve tane ne beteja do realizoja me se miri detyren time si ushtar i kombit. Per kete arsye investoja te ardhura ne shufra energjie (en bars), bazuka booster, rraketa etj. Kulmi personal per mua ka qene rreth dites se Pavaresise me gati 100 milion dem shkaktuar Serbise dhe Greqise (ne te njejten dite).

Te nderuar bashkekombas! Situata e Shqiperise ne loje eshte e deshperuar. Prej muajsh jemi te pushtuar nga FYROM dhe mundemi te clirohemi vetem per disa dite e prape te biem nen zgjedhen armike. Pyetjet qe lindin jane: Si te dalim nga kjo situate? A mjafton qe Shqiperia te kete 10, 20 apo 50 lojtare te fuqishem per ti bere balle FYROM-it e Serbise? A mjafton nje baby-boom per te shtuar numrin e lojtareve?

Ketyre pyetjeve eshte e veshtire per t'i dhene nje pergjigje te vetme pa marre parasysh nje analize te thjeshte te cilen po perpiqem ta paraqes shkurtimisht:

Ne Shqiperi kemi gjithsej 400 lojtare aktiv nderkohe sipas faqes se statistikave http://egov4you.info/countries/overview, FYROM ka rreth 3900 (Serbia ka 5000) lojtare aktiv. Para disa kohesh provova te krahasoj nivelin e forces, dhe demin per cdo goditje ne raport me lojtaret ne Shqiperi dhe ne FYROM. Ja rezultatet:



Pra, nese ne Shqiperi isha ne vend te 64 sipas forces, ne FYROM renditem ne vend te 1849. Pra kaq eshte numri i lojtareve me te forte FYROMas se une. Vini re edhe te dhenat e tjera ne lidhje me demin per cdo goditje etj.

Kjo analize e thjeshte tregon qarte se Shqiperise nuk i mjafton vetem nje numer i madh lojtaresh, dhe as 20 apo 30 lojtare te fuqishem, por shume lojtare qe RRITEN ndjeshem me FORCE cdo dite. Per me teper duhet qe rritja e lojtareve tane t'a tejkaloje rritjen e lojtareve te FYROM-it. Perndryshe, gjendja do mbetet njesoj e veshtire edhe ne te ardhmen e afert apo te larget.

Si rrejdhoje e ketij reflektimi vendosa te heq dore nga harxhimi i te ardhurave per dem ne betejat ndaj armiqve. Ne vend te kesaj vendosa qe keto t'i harxhoj per te perkrahur e ndihmuar lojtaret shqiptare. Pasoje e kesaj llogjike eshte formimi i Njesise Ushtarake SHPATA E KASTRIOTIT.

Ne vend qe te harxhoj para per te bere 100 milion dem, vendosa te blej tanke per te mbajtur me arme 100 lojtare shqiptare. Dhe frytet e kesaj strategjie po shihen tek te rezultatet premtuese te NjU-se.

Djema e vajza shqiptare! Qeveria me mundesite qe ka mund te ndihmoje me arme e ushqim vetem lojtaret e rinj qe jane nen nivelin 26. Keta lojtare keshillohen nxehtesisht qe ti bashkohen NjU-se "Albania D-1".
Ata mbi nivelin 26 qe nuk kane mundesi per te siguruar nevojat e perditshme me arme, pavaresisht nga Divizioni ku luftojne le te bashkohen me NjU-ne tone.

NjU-ja u siguron te gjithe ushtareve qe plotesojne DO-ne 5 tanke Q7 ne dite. Lojtaret jane te lire te punojne ku te duan, ne vendin me pagen me te mire. Ideja eshte qe lojtaret te sigurojne ushqim dhe ndonje tank shtese me rrogen e tyre.

5 lojtaret me numrin me te larte te vrasjeve dhe 5 lojtare te tjere me demin me te madh do te shperblehen me 5 tanke q7 shtese mbi ato qe marrin cdo dite.

Ne rastin e luftrave serioze per clirimin e Shqiperise, lojtaret qe marrin medaljen BH do te shperblehen me 10 tanke per medalje.

Kjo NjU per momentin ka kapacitet vetem per 100 lojtare. Pasi te plotesohet numri i lojtareve hyrja do te behet me aplikim. Ata qe nuk jane aktiv per 7 dite me rradhe do marrin paralajmerim per perjashtim. Nese nuk jane aktiv edhe per tre dite te tjera do te perjashtohen nga NjU-ja.

RROFTE SHQIPERIA ETNIKE
ujku