Rrofte Shqiperia Etnike!!!

Day 1,779, 01:08 Published in USA Albania by ujku76

Te dashur vellezer e motra! Te dashur trima e trimeresha, bij te kombit te Arbrit, nipa te Skenderbeut!

Sot ne kurorezuam fitoren me te lavdishme te Shqiperise pas Betejes se Kosoves. Sot eshte dita ku ne krenohemi se bijte e Arbrit ngadhnjyen mbi armiqte e huaj, mbi Maqedonine (FYROM).

Ne fituam se ishim bashke! Ne fituam se jemi nipat e Skenderbeut, se ne dejet tona rrjedh gjaku hyjnor i Arbrit! Ne fituam se jemi pasardhesit e Ilireve te ladvishem. Ne fituam sepse askush nuk mund ti beje dot balle Shqiptareve te Bashkuar!

Sot eshte dita e Fitores! Rrofte Shqiperia Etnike! Rrofshin Shqiptaret kudo ku jane, ne Shqiperi, Kosove, Iliride, Presheve, Mal te Zi, Greqi e ne cdo vend tjeter te Botes!

Te dashur vellezer te nje gjaku! Sot ne i treguam Botes virtuale se edhe ne loje Shqiperia eshte e afte te perballet me armiq me te forte se vetja dhe te triumfoje. Me lejoni ne emrin tim dhe si zv.President i Shqiperise Etnike, t'ju falenderoj te gjitheve per sakrificen qe bete. Per vetmohimin qe treguat, e mbi te gjitha per dashurine dhe respektin ndaj njeri-tjetrit qe Ju e shfaqet gjate luftes. Arritja me e madhe per kombin tone nuk eshte fitorja ne sheshin e luftes. Betejat me armiqte i kemi fituar gjthmone e Bota kete e di mire! Por, betejat me te veshtira, Ne, bijte e Arbrit i kemi me vetveten. Jo rralle here kemi treguar qe per ambiciet e vogla personale, per sedren e semure qe kemi, per nje xhest feminor te dikujt, ne jemi te afte te prishim unitetin, te braktisim luften, madje edhe te rreshtohemi ne rradhet e armikut. Por kjo nuk ndodhi dje. Dhe nuk do ndodhe me kurre! Sepse ne jemi bijte e Shqipes. Dhe per te Ne japim jeten. Asgje s'mund te dale mbi dashurine per kombin e memedhene!

Tani dua te falenderoj nga zemra disa prej lojatereve kryesore pa ndihmen e te cileve Shqiperia do e kishte ndoshta te pamundur fitoren.

Te gjithe e dime dhe krenohemi me Eros_Alb dhe Maaxxy-in. Te dy keta lojtare, ne nje koordinim te mrekullueshem ndermjet tyre, na dhane nje spektakel te paharrueshem ne fushen e betejes. Falemnderit nga zemra Eros_Alb dhe Maaxxy.

____________________________________________________________________________
Tani pak humor...
Ujku dje ishte ne qef. Pse, do thoni ju?! Po ja, thash te dal pak andej nga fusha per qef kur, sec me zuri syri. Ca si dele Fylole. Ouuu....thash me vete. Pa shiko, pa shiko!!! Delet fylole na paskan hyre ne territorin tone:



Po nga dreqin vijne gjithe keta?!

Aha, paskan ardhe me menje te keqe. Sic duket nuk e dine se i kujt eshte territori. Do kene pare ndonje te vogel, D1 ose D2 dhe kujtojne se do ja hedhin kollaj.



Ndoshta ka ardhe koha per ti kthy kusurin. Ju kujtohet ajo beteja para nja nje muaji ku deshen te na vinin haraç per te pas nje territor?

Jo kesaj here:


Pak nga inati prej betejes se meparshme, pak ngaqe thyen marreveshjen (NAP-in), dhe te them te drejten edhe pak ngaqe kisha uri per mish, thash t'ja permbledh se keta si do te jete puna, dele qe dele mbesin. Rezultati:



Juhahaaaa! qef o qef me delet fylole!!!!

Festa zgjati gjith noten deri ne mengjes. Kur u gdhime ishim me dhimbje koke nga rakia e forte e manit. Por akoma skishim mbaruar me te ngrene e te pire. Ujqit e rinj te fisit kane uri dhe te grijne. Ja se c'bene nja dy qe i pata cuar me urdher per te na sjelle me shume ushqim:



Ngaterruan shtepine e festes...Ne vend ti sillnin ne Southeastern Albania, i cuan ne Albanian Coast. Por do ja falim se te rinj jane.

Pasojat e festes i shihni vete. Ne ujqit e kemi pak pijen e keqe dhe ja sec ndodh kur pijme shume:




Kjo ishte pak a shume historia vellezer. Nese doni qe ngjarje te tilla me pasoja per delet fylole te perseriten edhe ne te ardhmen (pse jo edhe tek delet serbe) atehere mos harroni SUBSCRIBE. Mos i beni vote, se gazeta e ujkut botohet ne Amerike dhe fatkeqesisht nuk shfaqet ne kanalet shqiptare....

Puc Puc!!!