Raport i punës së Ministrave në javën e parë

Day 2,123, 14:41 Published in Albania Albania by RadeciVV

Të respektuar qytetar të eShqipërisë.

Në cilësinë e kryeministrit po ju informoj me punën që ministritë përkatëse kanë bërë gjatë kësaj jave. Kryesisht ministritë kanë qenë mjaft aktive me konsolidim të stafit dhe analiza të situatave nga fillimi, duke e vlerësuar kështu këtë si një fillim të mbarë me qeverisjen.

Raporti i ministrive është ky.

Ministria e ekonomisë

Ministër - Max Tet

Max Tet ka qenë ndër më aktivët në qeveri, si një entuziast i punës dhe lojtar i etur për të kontribuar për vendin në fushën që është i aftë.

Kjo javë ka kaluar kryesisht me analizë të tregut dhe çmimeve, si dhe me përpilim të një plani për regjistrim të fabrikave. Për më shumë, vet ministri e ka treguar punën e tij dhe atë që do të pasojë në këtë artikull.

Ministria e Wikipedias

Ministër - Sabri Hakuli

Ministria e Wikipedias në javën e parë është marrë me përpilimin e një plani.

Sipas këtij plani, do të ndahet një fond i veçantë për këtë ministri, e cila do të kërkojë që Shqiptarët të shkruajnë artikuj Shqip në wiki, në mënyrë që të pasurohet kjo kategori.

Për këtë punë protagonistët do të shpërblehen me gold. Plani është në përfundim dhe për çdo gjë do të informoheni me artikuj nga kjo ministri.

Ministria e Mbrojtjes

Ministër - Dark.Prince

Në pajtim me kongresin dhe Presidentin kjo ministri ka vendosur që të rritet numri i MPP-ve - aleatëve, në minimum 15 sosh.

Ka vënë kontakte me homologë të vendeve tjera, ka krijuar mesazhe të përbashkëta për koordinim për luftëra me të gjithë Njësitë Ushtarake në vend. Përveç kësaj, kjo ministri u përkujdes që të koordinoj veprimet edhe me Presidentin e Ministrinë e jashtme për një koordinim sa më të mirë të punëve dhe përfaqësim të denjë.

Gjithashtu, me synimin e nxitjes së aktivitetit në lojë, kjo ministri ka bërë një kompeticion për të rritur sadopak përkushtimin e Shqiptarëve në luftëra. Për më shumë info klikoni këtu.

Priten lëvizje tjera në aspektin e mbrojtjes e për lëvizjet që do të ndodhin në vijim kjo ministri do të ju informojë.

Ministria e Edukimit

Ministër - Endritt Zekka

Edhe kjo ministri ka qenë mjaft aktive në edukimin dhe monitorimin e lojtarëve të rinjë.

Ka publikuar disa artikuj informues që mund të i gjeni në Gazetën Zyrtare.

Ministria ka qenë aktive në chat dhe në Albanian Army, duke i ndihmuar dhe këshilluar lojtarët e rinjë për çdo kërkesë apo pyetje që kanë pasur.

Përpos kësaj, kjo ministri është në përkrahje dhe përpilim plani të një baby boom, që është iniciativë e disa lojtarëve në lojë. Ndiqeni gazetën e Ministrisë për informacione të mëtutjeshme.

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministër - FreeGigi


Detyra që kjo ministri i ka vënë për ditët e para të punës ishte vendosja e lidhjeve diplomatike të eShqipërisë, si dhe aktivizimi i ambasadorëve në gjithë botën për mbajtjen dhe zhvillimin e marëdhënieve me vendet në lojë.

Kjo ministri ka kontaktuar me aleatët ku ka marrë garancine për mbështetje në luftëra të rëndësishme, si dhe ka ofruar një gjë të tillë për to.

Koordinimi i ambasadorëve është proces i kryer dhe tani kjo ministri po vazhdon të mbajë kontakte non-stop me të gjitha vendet.

Ministria e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme

Ministër - Kris the Intriguer

Kjo ministri gjatë kësaj peridhe si hap të parë e të rëndësishëm ka zgjedhur gjykatësit e shtetit Shqiptar.

Pas kësaj përzgjedhjeje, si hap i parë i kësaj ministrie do të jetë monitorimi i partive dhe evitimi i parregullsive eventuale që do të siguronin se vullneti i lirë i popullit të jetë i paprekur nga veprime të parregullta.

Gjithashtu, Ministria ka filluar diskutimet për ndryshime dhe miratimin e kushtetutës së Republikës. Pra, po diskutohet për ide të reja për Kushtetutën, ide që pastaj do të procedohen në kongres për aprovim.

Ministria e Emigracionit dhe Imigracionit

Ministër - Cerciz.Topulli

Kjo ministri nuk ka qenë aq aktive, jo për shkak të mungesës së punës apo vullnetit për punë, por për faktin se nuk ka pasur shumë aktvitiet në fushën që ajo mbulon.

Ministria ka bërë një thirrje publike që qytetarët Shqiptar që kanë nënshtetësi të huaja të kthehen në atdhe për të kontribuar për vendin.

Kurse, sa i përket nënshtetsive nuk ka pasur kërkesa, ato që kanë qenë janë bërë në fillim të mandatit dhe janë pranuar nga kongresmenët pa e kontaktuar/konsulutar fare ministrinë.

Megjithkëtë, kjo ministri është e vëmdendshme dhe po përcjell situatën e aplikimeve dhe qytetarëve që janë jashtë.

Përfundim

Ka qenë një javë e parë mjaft e ngjeshur me shumë punë e aktivitete, të cilat janë realizuar me sukses.

Në vazhdim puna e ministrive do të kalojë në një "fazë tjetër", pasi që konsolidimet dhe përshtatja me punë veçse është proces i përfunduar. Raporte të tilla nuk do të mungojnë gjatë vijimit të mandatit.

Me respekt
Kryeministri i eShqipërisë
RadeciVV