Propozim ndryshim ligji (casje) + debat publik.

Day 2,114, 17:13 Published in Albania Albania by RadeciVV

Ky artikull ka per qellim shpalosjen e nje analize te gjate te bere me Max Tet (i cili eshte edhe protagonisti kryesor ne kete ceshtje, me idene time). Artikulli shtjellon nje ceshtje te ndjeshme ne eShqiperi po edhe ne eBote - taksat e importit. (Max Tet, bashkpuntori i kesaj gjeje duket se ka njohuri me te medha ekonomike, une personalisht nuk kam - po tentoj te i zhvilloje ato permes lojes. Gjithsesi une fola me logjike, ai me njohuri, dhe keshtu arritem ne nje gershetim te mire mendoj).

Ne do ju paraqesim arsyetimet tona per ate qe ne propozojme, e juve ju ftojme te mendoni thelle dhe te komentoni mendimin tuaj. Ketu mendojme te zhvillojme nje debat publik. Rezultatet e ketij debati do te jene faktori kyc nese ne do ta vazhdojme ceshtjen seriozisht ne kongres e qeveri, pasi tema - perseris - eshte shume e ndjeshme. Vetem komentet serioze dhe te lidhura me temen do te mirren parasysh, te tjerat do te injorohen.

Po ju paraqesim idene tone ne pika te ndryshme. Fillojme.

Liberalizimi i tregut

Kjo eshte gjeja kryesore per te cilen propozohet ligji. Ideja jone eshte qe tregu yne te liberalizohet me te huajt, duke thyer keshtu nje barriere te kahmotshme jo vetem te eShqiperise, por te shumices se vendeve ne eRepublik. Ideja eshte qe taksat e importit te ulen ne 1% (per ushqim e arme).

Vendi yne nuk do te ishte i pari qe do te ndermari nje hap te tille. Aleati jone i ngushte, Kroacia, tashme e ka bere nje gje te tille.

Une kam kontaktuar personalisht me Ministrin Kroat te Ekonomis, i cili ishte edhe iniciatori i kesaj gjeje dhe ai me tha se kjo nuk ka ndikuar negativisht ne buxhet, perkundrazi. Rezultatet ne Kroaci ishin: Ulja graduale e cmimit, ulja shume e vogel e inkasimeve ne thesar, por me nje rritje graduale!

Duke u bazuar ne kete shembull, ne morrem guxim qe te vazhdonim shtjellimin e situates dhe te paraqisnim idene tone se si duhet te veprohet ne eShqiperi.

Tregu i mbyllur, 0 perfitim

Me taksat aktuale te importit qe ka eShqiperia - 90% ne ushqim e 35% ne arme (shih: eRepublik Country Economy | Albania) tregu i yne eshte praktikisht i mbyllur.

Nga kjo rrjedh fakti se asnje i huaj nuk ka leverdi te shes ne eShqiperi. Nga kjo, perfitimet tona me keto taksa jane as me pak e as me shume se ZERO!

Per te u bindur per kete gje, mjafton te shikoni tregun e armeve q7 ketu. Aty gjeni vetem tregtar e prodhues Shqiptar.

Nese e vendosim taksen e importit ne 1%, te huajt do te kene leverdi te shesin ne tregun tone, pasi nuk paguajne taksa ekstra. Per ata qe nuk e dine, te huajt paguajne perpos takses se importit (apo mund te quhet edhe "takse doganore") edhe TVSH-ne, pra praktikisht paguajne takse si ne, por me perqindje ekstra te asaj se importit.

Rritja e qarkullimit, konkurrences; Ulja e cmimeve.

Ne import zakonisht futen ata qe kane kapacitet te madh prodhimi, e ne kete loje numri i lojtareve te tille nuk eshte i vogel. Me uljen e taksave te importit rritet interesimi i te huajve per te shitur ne treg Shqiptar.

Kjo "detyrimisht" na sjell ne nje cikel te ri:

-E rrit konkurrencen ne treg;
-Konkurrenca me e madhe - ulja e cmimeve;
-Ulja e cmimeve - rritja e qarkullimit;
-Rritja e qarkullimit - rritja graduale e inkasimit te te ardhurave ne thesar.

Pra me realizimin e ketij cikli, ne fund perfitojme te gjithe. Shteti inkason me shume, tregtaret jane me aktiv sepse duhet te i pershtaten tregut, lojtaret gjejne cmime me te lira. Dihet se shumica e lojtarve blejne ne Shqiperi perkunder se cmimet jane me te larta se ne vende tjera, per shkak te kostos se nderrimit te lokacionit.

Boti i tregut = numri i madh i licensave Shqiptare

Nga informatat qe kemi, dikur ne eShqiperi ka funksionu "fuqishem" boti i tregut. Ai u kriju per me balancu tregjet e shteteve te vogla - i blente te gjithe mallerat qe ishin te percaktuara me cmimin e lojes + taksat (TVSH apo ate te importit).

Kjo ka ndiku qe shume lojtar te huaj me posedu licensa ne eShqiperi per shkak te leverdise - boti i blente gjithe produktin perderisa i permbushte kerkesat e tij.

Si deshmi mund ta keni gazeten eWorld Trade Centar - e dyta me e lexuar ne eRepublik. Autori shpesh sygjeronte blerjen e licenses se eShqiperise jo rralle, per shkak te asaj qe u cek me larte. Ja edhe nje artikull si deshmi: I earned more than 42000 CC in last 24 hours, learn it and do it yourself

Kur gazeta e tij ka mese 11 mije abonues, imagjinoni pak se nga sa persona u lexua artikulli, e sa te tille e blene licensen.

Tani qe boti nuk duket se funksionon, ose funksionon shume me pak se me pare, shohim shume pak importues ne treg, perkunder qe kane licensen.

"Aspektet negative"

Askush nuk i do, por ekzistojne. Kjo levizje mund te kete aspekte negative, por do ishin te pakta, madje mund edhe te hidhen poshte.

1. Mbrojtja e prodhuesit vendor - kjo mund te cilesohet si nje aspekt negativ pasi qe prodhuesi vendor mundet eventualisht me u demtu per shkak te konkurrences. Megjithate, dihet se ne eShqiperi ka shume pak prodhues (edhe ata qe jane shumica nuk kane nenshtetesi Shqiptare) e shume me shume tregtar. Edhe prodhuesit rralle shesin arme ne treg - me shume fabrikat jane per rezerva armesh per luftera, shperndarje etj. Nuk mendojme se kjo mund te ndikoje edhe aq shume tek numri i vogel i prodhuesve, sidomos pasi qe ata mund te bejne "leshime" ne cmim, ndryshe nga tregtaret. Te mos harrojme se importuesit do e kene perseri nje barriere (edhe pse te vogel ndoshta) - nje perqindeshin, i cili sado i lehte qe duket, mund te krijoje nje balancim.

2. "Iluzioni" se me "taksat me te medhaja buxheti rritet" - per taksat e importit aktuale kjo nuk vlen, e arsyet i cekem ma nalt. Tregu eshte praktikisht i mbyllur per te huajt - askush nuk mund te shesi ne rrethanat aktuale per shkak se me gjithe taksa cmimi behet shume i madh, e me cmim te tregut nuk ka fare leverdi te shitet. Kjo na sjell ne perfundim se shteti nuk perfiton as edhe nje gje me keto taksa.

Rreziku i ndryshimit te ligjit

Ky ligj ka qene nder me te ndryshuarit ne historine e vendit tone, per shkak te mendimeve te kunderta ne kete ceshtje, e per kete e kemi quajtur teme te ndjeshme.

Konsiderojme se rreziku me i madh eshte se nese ky ligj kalon per nje mandat, mund te vij dikush tjeter ne pushtet e te e ndryshoje komplet ligjin, duke i risjellur taksat e vjetra.

Kjo do e mbyllte perseri tregun (duke mos sjellur leverdi fare), e do e humbiste reputacionin dhe besimin e vendit tek te huajt. Nese ky ligj ndonjeher arrin te propozohet, duhet te fitoje nje lloj garancioni nga te gjithe kongresmenet e presidentet qe do e pasojne se do vazhdoj te qendroje, per aq kohe sa nuk do te kete ndonje teori tjeter qe do e hidhte poshte kete aktualen (sigurisht me fakte e argumente).

"Pse me na bo konkurrence Serbi apo Maqedoni"

Mundet me ekzistu "frika" se kjo do i hapte rruge armiqve tane qe te vijne ne trege, e te krijojne nje dis-balance duke ulur shume cmimet e duke i demtuar tregataret e prodhuesit.

Zgjidhja eshte e thjeshte: Embargo me vendet potenciale qe mund te tentojne demtimin e tregut tone.

Fushate e forte

Nese gjith ky ligj kalon e pranohet, do duhej nje fushate shume e madhe tek te huajt per te i bindur ata qe te blejne license per te shitur ne Shqiperi (qe nuk eshte fare e lire, 20 gold).

Edhe pse mendojme se ka shume lojtare qe kane licensa ne eShqiperi, loja nuk jep informacione zyrtare per kete pune. Andaj, per te u siguruar do duhej nje fushate e forte mediatike per te i bindur te huajt qe te operojne tek ne.

Kjo lidhet ngushte me piken me larte - duhet te i garantojme ata se ligji nuk do te ndryshohet per periudha afatgjate.

Perfundim

Si perfundim, ne mund te ju themi se Ligji do i sillte vetem dobi Shqiperise. Hapje te tregut, rritje te inkasimit, rritje te konkurrences e ulje te cmimeve.

Do ishte hap i duhur per ekonomine e vendit tone, duke e ditur se eshte mjaft e brishte (jo vetem e vendit tone por e pothuaj gjithe vendeve ne eRepublik).

Ju ftojme te reflektoni dhe te shprehni mendimin tuaj vetem psai te keni menduar mire per temen. Ju riperserisim se mendimet jo-konstruktive dhe qe nuk kane te bejne me temen nuk do te mirren parasysh.

Me respekt

Max Tet
RadeciVV