President Impeachment

Day 1,698, 16:55 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarët e eShqipërisë.

Po ju shkruaj me shumë gjasë mesazhin e fundit si President i vendit.

Të jem i sinqert arsyet janë të thjeshta: e kam vënë lojën para jetës reale. (ketu kishte nje tekst ku e shpjegonte arsyen po u fshi per shkak te disave qe edhe fatkeqesite ne Jete Reale i perdorin per lojera politike ne loje)

Për fat të mirë, pastaj e vërejta gjendjen dhe reagova disi e shpëtoi. Pas kësaj reflektova se a ia vlen të lihet anash jeta reale pas kësaj loje? a ia vlen të mirrem kaq shumë me lojën, aq më shumë me persona që për poste dhe për interesa personale i lenë anash të gjitha ato që po mundohemi të bëjmë për eShqipërinë dhe harrojnë se për çfarë qëllimi po e zhvillojmë këtë aktivitet?

Janë 2 pyetje që ia bëra vetes që më bënë të mendohem shumë. Edhe pse kisha shumë vullnet, shumë ide, plane që ndoshta edhe sdo realizohen, e kuptova se kështu nuk mundet.

Andaj, unë kërkoj nga njëri nga kongresmenët të më bëjë impeachment(dhe ta vendosi linkun e artikullit tek debate area), sepse unë më nuk do jem aktiv si më parë, dhe nuk do e luaj ndoshta lojën siç kam bërë.

Ju falenderoj të gjithë që më besuat votën dhe që më përkrahët, shpresoj që të punoni të bashkuar për të mirën e vendit, me presidentin e ri.

Me shumë respekt dhe sinqeritet.
DardanH.