Per Shqiperine Etnike!

Day 1,886, 16:57 Published in Albania Albania by ujku76

Te dashur Qytetarë të Shqiperisë, bij e bija te Arbrit, nipa të Kastriotit!

Uroj që të gëzoni shëndet Ju dhe familjet tuaja kudo që të jeni. Po marr guximin t'ju shkruaj sot që prej shume kohësh pushimi. Sic besoj shumica prej jush tashmë e din, pjesëmarrja ime në lojë dhe i gjithë aktiviteti im është kufizuar në organizimin dhe menaxhimin e Njësisë Ushtarake "Shpata e Kastriotit"!

Sot, për herë të parë pas një kohe të gjatë pauze e reflektimi njëkohësisht, mendoj se është momenti për të ndarë disa mendime me Ju në lidhje me situatën në të cilën ndodhet mëma jonë Shqipëri.

Cfarë më bëri që t'a thyej heshtjen e të dal nga ajo gjendja vegjetative inaktive ku ndodhesha?

Dëgjoj shpesh lojtarë që flasin në emër të Shqipërisë. I drejtohen të tjerëve, marrin guximin të flasin, të qortojne, por edhe të shajne e të hedhin baltë, të ndyjnë me fjalë e vepra në emër të Shqipërisë. E perdorin emrin e shenjtë të mëmës Shqipëri sa herë t'u teket, si t'u leverdisë, sa herë që preken interesat e tyre. Me emrin e saj, për hir të saj nuk ngurrojne të persekutojnë e të bejnë të gjitha prapësitë që u pjell mendja. Po, kujt valle? Mbi kokat e kujt bie gjith ky rrebesh zemërimi i bijve te Arbrit? Kundër Serbëve? Kundër grekërve? Ah jo jo, vëllezer! E gjithe kjo bëhet kundër vëllezërve të tyre të gjakut. Kundër atyre që flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtin gjak, te njëjtat gene, ndajnë të njëjtën histori e tradita. Nuk dua te hyj ne detaje se kush, cili, pse, kur. Por mendoni për një moment. Kush eshte Shqipëria? Cfarë përfytyroni Ju kur dëgjoni emrin e Shqipërisë? Qytetet e fshatrat? Malet e kodrat? Brigjet e fushat? Jo vëllezer. Jo. Shqipëria janë njerëzit që e banojnë atë. Jemi Ne! Nëse ai vend do ishte i populluar me banorë jo Shqiptarë, a do kishte kuptim fjala Shqipëri? A ka kuptim një shkollë pa fëmijët? Një bibliotekë me raftet plot me libra por pa lexues? Kështu është pra pa kuptim që vëllezerit tanë të luftojnë njëri-tjetrin "për hir të Shqipërisë". Sepse Shqipëria nuk mund të luftohet nga Shqipëria. Do ishte e ndershme të thuhet në emër te cmirës, urrejtjes, ambicies. Në emër të këtyre veseve, ne jemi gati ta falim Shqiperinë, ta ndajmë, ta coptojmë, t'ja japim sllavit e grekut vetëm e vetëm për inat të vëllait tonë. Që ai të mos marrë atë që kërkon.

Për hir të këtyre që përmenda më sipër sot gjëndja është e dëshpëruar. Në fakt, në pamje të parë Shqipëria virtuale me fusha e male duket mirë. Kemi katër territore, dy prej të cilave i janë pushtuar Malit të Zi. Por ajo Shqipëria e vërtetë, e që janë janë banorët e saj nuk i ka punet hic mirë.

Kemi prej shumë kohësh një grup djemsh që kanë dhënë për Shqipërinë e lojës. Kanë investuar kohë, mund, djersë. Ka prej tyre që kanë harxhuar edhe para. Keta edhe e udhëheqin Shqipërinë që prej ditës që është krijuar. Kontributi i tyre i pamohueshëm i ka dhënë të drejtën morale të kërkojnë votat per udhëheqjen e vendit prej kaq kohësh. Merita kanë plot. Sigurisht. Edhe puna e tyre ka rezultate. Te gjithë i dimë. Nuk mohoet! Shqipëria është shtuar me territore. Apo jo?!

Por ka një problem! Duke u fokusuar tek Shqipëria virtuale, pra ajo e maleve e fushave, ata kanë harruar Shqipërinë e vërtetë. Shqiptarët që përbëjne shumicën, që janë njerëzit tanë që harxhojnë kohën cdo ditë. Koha është gjëja më e vyer sot. Më shumë se paratë. Sukseset nganjëherë të zënë sytë e të rrisin mendjen. Mendja e madhe kalon në harbutëri, e harbuteria shprehet me ofendime, hedhje balte etj etj. Inate krijohen si pasoje. Situata precipiton deri aty sa loja te shpifet e nuk ke me interes te vazhdosh te jeshe pjese e nje komuniteti banal qe si qellim te vetem ka te shohe pak ngjyre te kuqe ne harten e adminave rrumune qe s'pranojne Kosoven as s'i shtet te pavarur. E nese lojtaret lejne lojen, nese shqipet emigrojne nga ai vend, kujt i duhet sa territore ka Albania? Kujt do t'i mburresh? Serbeve? Ti shkel me kembe vellain tend, shkel mbi personalitetin e tij per hir te nje bote virtuale.

Merren vendime te rendesishme, behen pakte e traktate me armiqte, falen territore me llogjiken e te gjithpushtetshmit. Pse? Kush ja u dha kete mandat? E mendoni se Kryeministri a Presidenti i Shqiperise mund ti fali jugun Greqise meqe ka ardhe ne pushtet me votat e popullit? Apo Kryeministi e Presidentja e Kosoves t'ja fale veriun Serbise meqe kane fituar zgjedhjet. Po populli nuk eshte bageti te shkojne nga ti therrasin. E cfare ndodh? N'dodh ajo qe ka edhe nje grup djemsh nga ana tjeter. Te rinj edhe ata. Pasionante. Me gjakun e nxehte te Arbrit qe i vlon nder deje. Nuk durojne dot "padrejtesite" e c'bejne? Bejne ate te paberen, ate qe s'ta merr mendja dot se mund te behet. Therrasin per ndihme vete sllavet. Ja pra ku jemi. Mire qe eshte loje, se te ishim ne fushe beteje keta do i kishin nxjerre shpatat e do ishin grire me njeri-tjetrin.
Puna ka ardhe deri aty sa tani jane kthyer ne armiq te betuar dhe eshte bere normale te degjosh per sulme marrjesh partish, PTO-ra nga njeri krah, TO-ra nga ana tjeter. Zgjedhje me multi, me blerje votash e korrupsione me te gjitha menyrat qe mund t'i pjelle menja njeriut. Sikur te harxhonin kaq mund kunder serbit do ishim ku e ku me mire.

Si eshte zgjidhja e kesaj pune? E pra, nuk ka zgjidhje te lehte. Jo, nese te gjithe nuk japim dicka nga vetja. Ata qe na drejtojne duhet te fillojne te kapercejne vetveten. Brenda deshires per fitore fshihet tek ta nje kompleks inferioriteti. Frika se te tjeret qe do vijne do jene me te zote e do duket sikur puna e tyre s'ka vlere. Jo vellezer. Kini me shume besim tek njerezit. Tek Shqiptaret e tjere. Te njejtet njerez jemi. Te njejtat ideale kemi. Duhet te keni me shume besim e respekt per veten e per kundershtarin.

Ju te opozites nga ana tjeter duhet te mesoni te shihni pozitiven. Ta gjeni e ta nxisni ate. E mos mendoni se mjeti justifikon qellimin. Jo cdo gje qe sherben per kauzen tuaj eshte e drejte e duhet perdorur. Ka disa parime qe nuk shkelen. Akte si ato qe kemi pare nuk duhej t'ju shkonin ne mendje jo me te viheshin ne jete.

Vellezer. Per te kapercyer kete situatë, duhet kontributi i te gjithëve Ne. Unë personalisht, vë në shërbim të ceshtjes sonë te madhe, te Bashkimit të Kombit të Arbrit si në kohën e Kastriotit, kohën, intelektin, mundin e të ardhurat e mia. Për këtë arsye sot u bashkova me Partinë Reformatore e cila tashmë do te quhet "Lidhja e Arbrit". Një epokë e re po fillon. Epokë që do të ketë rëndesi vendimtare për kombin tonë, për shtetin tonë, për Shqipërinë tonë. E ajo ka nevoje për Ju. Per kohën dhe idetë e të gjithëve Ju. Qëllimi ynë është bashkimi i Shqipërisë për të punuar dhe vepruar si duhet e në perputhje me interesat e saj. Prandaj Ju ftojmë të gjithë Ju të bashkoheni dhe të luftojmë mendësinë e krijuar deri tani në lojë, për ta bërë Shqipërinë ashtu sic duhet, sic i ka hije.

Shqipëria mbi të gjitha, pastaj Partia, pastaj individi.

Logoja e Partisë sonë është kjo:


Motoja jonë: Shqipëria > Partia > Unë!

I juaji

-ujku76