Për një eShqipëri ndryshe

Day 1,869, 10:27 Published in Albania Albania by Lucian Ultimate

Pershendetje te gjith eQytetar te eShqiperis.

Ne kete artikull une dua t’iu paraqes planin time per zhvillimin e eShqiperis, ndryshe nga ajo qe eshte tani. Po si mund te kemi nje eShqiperi ndryshe? Per kete une kam menduar disa pika te cilat i kam shprehur më posht:

• Bashkëpunim politik i partive që kanë antar në kongres.
• Krijimi i një referendumi per çdo vendim politik që do ndërmari qeveria.
• Shkëputja e njësive ushtarake nga politika.
• Krijimi i nje grupi ku te ketë si qellim kryesor të mesoj lojtarët e rinj.
• Chat-i nga aren tallje te kthehet ne chat serioz.
• Te bëhen të ditura fabrikat shtetrore dhe deklarohet prodhimi i tyre nga përgjegjsi i këtyre fabrikave nje here ne muaj.


Bashkëpunim politik i partive qe kanë antar në kongres.

Per një politik te qëndrueshme kriteteri kryesor eshte bashkëpunimi politik. Qe te 5-ta partit qe kan marrë kongresmen duhet te bashkëpunojn me njera – tjetren. Per këtë une mendoj se ato duhet te fillojn me ndarjen e posteve ne mënyrë te barabart. Pra përveç presidences ne kemi dhe 5 poste Kryeministri, M. I Mbrojtjes, M. I Jashtëm, Guvernatori, M i Edukimit.
Vëndin e kryeministrit duhet ta kete partia qe ka me shume votues në zgjedhjet për kongres. Vendet e tjera duhet të zgjidhen me marveshje mes 5 partive.

Krijimi i një referendumi per çdo vendim politik që do ndërmari qeveria.

Unë mendoj qe çdo vendim nuk duhet te merret brenda nje grupi njerezish qe ndodhen ne krye por per kete te merret dhe mendimi i lojtareve te thjeshte. E kush me mire se vete lojtaret do te dinin se cfare eshte me e mira per ta. Referendumi eshte çelsi i nje demokracie solide.

Shkeputja e njesive ushtarake nga politika.

Shkëputja e njësive ushtarake nga politika është një problem i hershëm në
eShqipëri i cili është shprehur nga shumë lojtarë të ndryshëm por sot për sot asnjëri s’ka marrë përsipër ta bëj një gjë të till. Mendoj që ky ndikim luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet ndaç për President ndaç për kongres P.SH. Kur kam qenë në divisionin e parë sapo isha futur në lojë dhe në atë kohë në krye të njesis ushtarake “Albania D1” e cila është një Njësi shtetrore për lojtarët e rinj ndodhesh Kushtrimzz ose GameOverzz siç quhet tani. Ky tani shpërndante ndihmat ditore të cilat mundësoheshin nga taksat që të gjithë ne paguanim dhe pjesa më e madhe e lojtarve te rinj mendonin se ky po bente sakrific personale dhe për ketë arsye ai në zgjedhje u be president dhe atë muaj eShqiperia ngeli pa kongres…

Krijimi i një grupi ku të ketë si qëllim kryesor të mësoj lojtarët e rinj.

Për zhvillimin e shpejtë të lojtarve të rinj është e domosdoshme krijimi i një grupi te posaçëm për ta. Kriteret kryesore që duhet të plotesoj ky grupë janë që të kenë eksperienc disa mujore në ketë lojë, te mos jenë pjesë e asnjë partie dhe të mos japin ndikim politik pra politika për këta njerez nuk ekziston.

Chat-i nga aren tallje të kthehet në chat serioz.

Chat-i i eShqipëris nga një aren tallje duhet të kthehet me doemos në një chat serioz ku të vlej për diçka. Me rastisi një herë që të shkoja e të hyja në chat për një problem dhe zotërinjt jo vetem qe as më shpërfillën por dhe po diskutonin për counter strike dhe youtube. Po pyesja veten se për çfarë më duhen keto mua në eShqiperia? Nuk po them qe mos digjo në youtube ose mos luj CS por pse duhet ta shprehesh aty kur nuk kan asnjë vlerë me lojen? Për këtë ke chat-e të tjera si P.SH. chat-i i facebook ku mund të luash gjithë diten.

Të bëhen të ditura fabrikat shtetrore dhe deklarohet prodhimi i tyre nga përgjegjsi i këtyre fabrikave një herë në muaj.

Një nga problemet që vihet reh këtu është dhe mos informimi i fabrikës shtetrore. Mendoj se une si qytetar duhet të di se kush janë fabrikat e shtetit dhe cili është prodhimi i tyre. Në fund të fundit ështe diçka që më takon sepse nga taksat e mia jan gjetur ato gold për krijimin e tyre dhe përgjegjsi i tyre duhet ta bëj këte të pakten një herë në muaj.

KOSOVA

Siç e dimë kosoves nuk i lejohet te jetë pjesë e kësaj loje dhe ajo tani është pjesë e Serbis. Në besojm në një Shqipëri të Madhe por dhe Serbia beson në Serbin e Madhe ku brenda te dyjave TË MEDHA ndodhet Kosova. Po shof një diferencim shumë të madhë në lidhje me këtë problem ndërko që armiqt tanë po bëjnë hapa para në lidhje me këtë. Këtu keni një njësi ushtarake serbe e cila ka si fokus Kosoven http://www.erepublik.com/en/main/group-list/members/1326/5331 siç e shihni Serbet e duan me shumë Kosoven se ne. Kur po flisja njëher në chat për këtë njeri prej antarve atje më tha kemi bërë ne per Kosoven sa që shumë prej nesh kanë marr BAN. Më lejoni që t’iu sjedh zgjidhjen time per këtë. Ne do rebelohemi por pa BAN. Unë kam krijuar nje njësi ushtarake te quajtur “Kosovo Army” e cila vlene per kete qellim ku synoj që të jetë një ndër njësit më të forta në botë ku të gjithë ta shofin forcen e Kosoves.

LINK I NJËSIS: http://www.erepublik.com/sq/main/group-show/2669?page=1

Mos hajdeni ne kete njësi për ndihma sepse nuk ka qëllimi është i qartë dhe kush e do Kosoven te vijë. Kush do ndihma me duket se njësia serbe e lartëpërmendur jepte tanqe shkoni atje. Per antaret e njesis duhet te keni te vendosur detyrimisht avatarin e njësis që është ky :

http://i.imgur.com/qFgcZ.jpg

UNE NUK KAM ASNJE INTERES POLITIK NE KETE ARTIKULL THJESHT DUA NJE eSHQIPERI NDRYSHE