Njoftim rreth furnizimeve nga shteti për MU-të shtetërore

Day 1,728, 07:43 Published in Albania Albania by kushtrimzz


Përshendetje qytetarë të eShqipërisë,

Qeveria e eShqipërisë merr këtë vendim,
Nga sot (13.08.2012 / 1,728 eRepublik date),do të ndahen furnizime të rregullta për lojtarët e MU-ve shtetërore.

Furnizimet do të ndahen në këtë formë:

Albania D-1

Secili lojtar do të merr nga 50 Food Q5 ( 500 health ) dhe nga 5 tanke Q6.
Për të aplikuar kliko këtu , ose tek muri i MU-së ku është i vendosur linku vazhdimisht.


Albania D-2

Vetëm lojtarët që janë në nivelin 25 dhe 26 do të marrin furnizime ditore.
Te gjithë lojtarët që plotësojnë kushtin,do të marrin nga 7 tanke Q6.
Për të aplikuar kliko këtu , ose tek muri i MU-së ku është i vendosur linku vazhdimisht.


Lojtarë të cilët janë me nivel më të lartë se 27 dhe lojtarët që janë anëtarë të Albania D-3 dhe Albania D-4,do të marrin furnizime nga shteti vetëm në luftera.

Kërkojmë nga të gjithë lojtarët durim,furnizimet do i merrni gjithsesi gjatë ditës,formularët nuk janë automatike që pasi të aplikoni të ju transferohen menjëherë.


Ejani sa më shpesh në chat ( kliko ), sepse aty mësoni më shumë rreth lojës,dhe komunikoni me lojtarët tjerë.
Linku i chatit: www.tinyurl.com/albanianchat

RROFTE SHQIPERIA