Mirupafshim

Day 1,903, 12:33 Published in Albania Serbia by samenamenonameless

- Pershendetje dhe mirembrema miq .

- Ky eshte artikulli im i fundit per disa kohe sepse angazhimet ne RL po me detyrojme te kthehem ne nje 2 clicker per nje kohe shpresoj afatshkurter .


- Ne kete artikull desha te paraqes nje pasqyrim te asaj qe kam vene re ne eRepublik qe nga hera e fundit qe kam qene aktiv ne loje .

- Fillojme pak nga vetja , duket shume qarte qe gjerat ne eShqiperi kane ndryshuar per mire shume nga " lufterat " qe ka pas dikur kam vene re qe jane shuar ose ket pershtypje kam krijuar ne keto pak dite qe kam kaluar ne loje . Kam vene re nje organizim shum me te mire dhe nje pune grupi le te themi te admirueshme dhe e them kete sepse kam qene pjese e nje grup-pune te tille . Te cilet dua ti falenderoj qe te gjithe duke filluar nga
Dejzii94
DonCurtis
Sabri Hakuli
Peja001
ArlinDx
Erlindi
Lil Serxhio
etj etj ( te me falin ata qe nuk i permenda por edhe ata kane meriten e tyre )


- Ky staf me te cilin kisha nderin te jepja ndihmen time sado modeste ne menaxhimin e Baby Boom , menaxhim i cili besoj qe u arrit ne menyren me te mire te mundshme dhe besoj qe asnje nuk mund te thote te kunderten .

- Persa i perket Baby Boom , sukses apo deshtim ?
Per mendimin tim eshte te dyja ne menyra te ndryshme .

- Deshtim sepse nuk arriti ate pritshmerine qe te gjithe ne kishim dhe kjo gje besoj qe na demoralizoj paksa , sepse kishim gjithe ate pritshmeri dhe ishim shum entuziaste per kete gje po ja qe asgje nuk ecen siq eshte planifikuar , populli thote " NGA E THENA NE TE BERE ESHTE NJE HENDEK I TERE "

- Suksesi i ketij Baby Boom ( nqs mund te quhet i tille ) ishte pikerisht qe arriti te organizoje nje " makineri " te tere qe punonte ne menyre shum kompakte cdo pjese e vogel e kesaj makinerie ka dhene kontributin e tije te vyer per te arritur ketesukses . Kjo tregoj qe po te duam ne arrijme te bashkveprojme ne menyren me te mire te mundshme dhe ne menyren me konstruktive te mundshme prandaj besoj qe ky staf te mos preket sepse ky staf ka fituar sadopak experience ne lidhje me " punen " e tyre dhe besoj se kjo eshte me e leverdishme sesa te " trajnohen " persona te tjere


- Nje gje tjeter shume pozitive qe kam arritur te konstatoj jane edhe takimet ne RL si ky i fundit ne Tirane qe per fat te keq per shkak te problemeve nuk arrita te jem pjese e saje por shpresoj qe ne takimin e rralles te jem prezent . Dhe besoj qe takime te tilla duhen te behen me shpesh nuk po flas per takime kaq te " medha " nga aspekti monetar sepse levizja nga Kosova ne Shqiperi dhe e anasjellta ka koston e vet por takime te tilla duhet te behen edhe nga lojtare qe jane ne te njejtin qytet ne te njejtin rreth e kshu e me rralle . Pastaj besoj qe nje gje pozitive do ishin edhe " takimet " virtuale nepermjet social networks ( nuk e di ne behen ) + edhe konferenca nepermjet skype etj etj etj .


- Neser jane zgjedhjet presidenciale dhe dy kandidatet me te kuotuar jane Ujku76 dhe PEYONI , kam konsiderate te madhe per te dy figurat ne fjale dhe nuk kam gje tjeter per te thene sesa fitofte me i miri . Dhe besoj dhe shpresoj perzemersisht qe te mos ndolli ndonje akt i pakendshe si ai qe ndolli ne zgjedhjet e kaluara ( besoj qe ata qe e kane mbajtur nen vezhgim aktualitetin e kohes e mban mend )


- Por me mandatin e ri presidencial lindin dhe probleme te reja dhe nje nga shqetesimet e mia me te medha eshte nje aleance e mundshme SHBA - SERBIA . Dikush mund te thote kjo gje eshte e pamundur por nuk besoj qe eshte edhe aq e pamundur sepse duke vene re qe politika e tanishme e Shba eshte qe " armiqte " ti ktheje ne aleate ( rasti i FYROM ) te mos harrojme konfliktin teper te eger qe kane pas keto dy vende perpara disa kohesh . Prandaj duhet pasur shum kujdes ne lidhje me politiken e jashtme sepse nje aleance e tille do rezultonte fatale per neve dhe zgjidhja e vetme do ngelej nje Airstrike por siq e dime ne nuk jemi asgjekundi me currency dhe energy te nevojshme per nje Airstrike te mundshem .


- Aleatet e tanishem si Turqia , Greqia dhe Kroacia ( aleati nga me te rendesishmit per te mos thene me i rendesishmi ) kane kohe qe nuk e kane provuar shijen e fitores dhe nuk besoj qe ne rast te nje lufte clirmtare per kongres ( duke marre te mireqene nje aleance Shba - Serbi ) aleatet tone do ishin nule sepse do kishim perballe titanet e eRepublik .

- Prandaj duhet qe te gjithe te punojme mire secili nga ne ne menyre indivduale por dhe te gjithe si nje skuader kompakte , ti leme menjeane mosmarveshjet e te shkuares na pret nje e ardhme e drituar perpara dhe duhet qe secili nga ne te beje pjesen e tije .


- Pra miq te dashur dua ta mbyll kete artikull me nje thenje te heroit tone kombetar Gjergj Kastroti " NQS JEMI TE BASHKUAR NUK KA ARMIK QE NA THYEN , POR NQS JEMI TE NDARE KEMI MARRE FUND " ( e modifkova paksa por kontesti ngelet i njejte )

- Pra miq , bashkekombas , vellezer te dashur ju uroj nje mbremje sa me te kendshme dhe shpresoj qe kur te kthehem ne loje si nje lojtar aktiv dhe jo 2 clicker ta gjej atdheun tone me mire nga c'eshte tani ( po flas me ate anen e bashkpunimit reciprok mes paleve )

- Me respekt

- Samenamenonameless

p.s

- Jeni te lutur te lini nje feedback me opinione , pershtypje , keshilla ne lidhje me artikullin dhe me gazeten