Ligji mbi taksen e punes

Day 2,113, 05:01 Published in Albania Albania by RadeciVV

Te nderuar lexues.

Po ju drejtohem si perfaqesues i popullit ne kongresin e Shqiperise duke e ndjere pergjegjesi per te ju informuar ne lidhje me ligjet e fundit ne kongres, sidomos me ate te rritjes se takses se punes, ku edhe e ndjeva veten me te involvuar.

Une nuk jam ndonje ekonomikist, nuk marr shume vesh nga ekonomia, por di matematike e logjike, andaj edhe kisha guximin qe ta diskutoj kete ceshtje para gjithe kolegeve te mi te nderuar.

Kur e propozoi ligjin kolegu kongresmen Zei Kaon, na shkruajti ne mesazh:
(citoj):

"Ju lutem votoni po ligjin e rritjes se takses se punes nga 1% ne 3% (http://www.erepublik.com/sq/main/law/Albania/131858) ne menyre qe te kemi te ardhura me te medha ne thesar pasi eshte dicka te cilen e kemi ne dore dhe mund ta shfrytezojme.
Pardje te ardhurat ne shtet ishin 1500 ALL
Dje te ardhurat ne shtet ishin 2000 ALL"


Dicka nuk shkon ketu, apo jo? Keshtu e mendova edhe une. Pse nuk shkon?

E para, ligji nuk u kerkua nga qeveria, por nga nje kongresmen. Zakonisht, politika e taksave ndiqet/dirigjohet nga qeveria, sepse Presidenti eshte ai qe duhet te udheheqi me shtetin, te percaktoje buxhetin, te dij se si do i harxhoje parate e rjedhimisht te percaktoje dhe taksat.

Ne kete menyre nuk po ia mohoj asnje kongresmeni te drejten per te propozuar ligje per taksa. Perkundrazi, ata madje e kane kete te drejte te pamohueshme nga loja. Por, kongresmeni ne fjale po kerkon te ardhura me te medha, e nuk po specifikon se per cfare do na duheshin keto te ardhura, sa "te ardhura me te medha" do te na vinin perafersisht etj.

Ligji u propozua pa asnje raport, kerkese, ide.. Thjesht "te shtohen te ardhurat e thesarit:. Nga kjo, erdhi menjehere vota ime jo e prere dhe nje pergjigje ne mesazh:

"Cdo rritje e takses pa plan konkret se si do perdoreshin ato para apo pa kerkese te qeverise, duke treguar raport te mungeses se fondeve dhe rjedhimisht nevoje per para, eshte e demshme per te gjitha palet, sidomos per qytetarin, andaj jam kategorikisht kunder, edhe e votova kunder."

Pas kesaj erdhen pergjigje te shumta, por Kongresmeni ne fjale, qe e ka propozuar ligjin, vazhdonte te mbronte veten pa argumente, thjesht "Nuk jemi ne RL qe te kemi plane", "na duhen parate" etj. Asnje specifikim.

Debati i tille, i cilesuar nga une i panevojshem fare per faktin se Zei Kaon nuk shfaqi asnje plan vazhdoi, andaj une dergova nje mesazh permbylles nga ana ime:

"Une s'jam ndonje ekonomikist, por po flas me logjike.

eShqiperia mund te themi se ka 200-300 puntor qe qe jane aktiv (hajde 500). Sa prej tyre punojne tek shqiptaret? Sa prej tyre kane rroge mbi 12-13 ALL? Sa prej tyre punojne per fabrika (perfitojne tanqe)?

Nuk pajtohem me ate qe thua ti se nuk eshte RL. Edhe ketu, njelloj si ne RL, ne duhet te perkujdesemi per ekonomine e qytetarit. Mjafton 1 qytetar te demtohet nga moskujdesi yne, ne deshtojme ne punen tone si perfaqesues i tyre. Per te qene me te sigurt per levizjen e taksave, qeveria duhet te kete nje ministri adekuate, apo ti si propozues i ligjit duhet te besh nje analize adekuate, te marresh nje moster, te anketosh nje grup te caktuar qytetaresh, te shohesh gjendjen, e pastaj te mund te propozosh ligje, duke e ditur (nese jo sakte) shume perafert mundesine dhe nevojen e rritjes/zvogelimit te takses, e jo "hajt se po rritet buxheti e spo ndikohet qytetaret, ta propozojme".

Ju lus qe te jeni me serioz ne punen tuaj si kongresmen, sepse ju takon. Aq me teper kur propozoni ligje te cilat prekin drejteperdrejt lojtaret/qytetaret e Shqiperise.

Me respekt."


Vlersoj se cdo ligj qe propozohet pa bere analize adekuate, pa treguar pervoje dhe detaje per fushen e caktuar ku propozohen ligjet eshte i demshem. Ne jemi zgjedhur qe te perfaqesojme qytetaret e te mbrojme interesat e tyre, e jo te luajme me ta duke propozuar ligje thjesht se na teket, pa dhene shpjegime adekuate.

Dua te i ftoj koleget e mi qe te kene kujdes, sidomos ne ceshtjet e ndieshme sic jane taksat, pasi qe aty preket drejtperdrejt jeta e qytetarit te vendit tone.

Me respekt
RadeciVV
Kongresmen i eShqiperise.

P.S. - ju lus shume qe te mos beni komente te tipit "e beni te madhe kete pune" "s'eshte RL" e te tilla, sepse nuk do te ndikojne aspak ne mendimet apo vendimet e mia ndaj ceshtjeve te caktuara, e aq me pak ne publikimin e ketyre mendimeve, sepse vlersoj se komunikimi me qytetarin eshte nje faktor esencial per zhvillimin e vendit dhe ngritjen e debatit publik.