Lamtumire!

Day 1,892, 03:39 Published in Albania Albania by ujku76

Motra e Vellezer, miq e shoke, bashkombas te mi!

Erdhi me ne fund dita qe te largohem nga loja. Kisha kohe qe e mendoja seriozisht braktisjen e kesaj por nuk vendosja dot. Dy ishin arsyet qe me mbanin ne loje e qe me benin te investoja kohen time ketu.

E para, lufta virtuale per Shqiperine Etnike! Per ate qe s'mund t'a kemi ne jete reale (te pakten edhe per disa kohe) por qe loja na e mundesoi ketu.

E dyta, djemte e respektuar te MU-se Shpata e Kastriotit!

Fatkeqesisht arsyeja e pare, lufta per Shqiperine, sabotohet vazhdimisht nga njerez me karakter te dobet, me komplekse te theksuar inferioriteti, qe rasti i ka vene ne krye te shtetit e qe ne jeten reale edhe rolin e rojes tek dera e nje institucioni do ishte e veshtire t'u besoje.

Njerez qe me fodullitetin e tyre e me arrogancen tipike qe i karakterizon fyejne mundin dhe djersen e lojtareve te thjeshte si une e qe jane ketu per idealizem, per nacionalizem, per patriotizem. Mungesa e respektit ndaj kohes qe ne i kushtojme kesaj loje eshte legjendare.

Lojtaret Shqiptare jane njerezit me besnike ne loje. Ata sakrifikojne me disipline e rregull sistematikisht per vendin tone. Nuk eshte pak berja me rregull e DO-se dhe ruajtja e en bars vetem per betejat e Shqiperise. Kete mund t'ja u deshmoj si Komandant i MU-se Shpata e Kastriotit! Fatkeqesisht kjo sakrifice merret neper kembe nga nje grusht njerezish qe mendojn dhe e duan Shqiperine te tyren. Ta kene ate private. Ata e vendosin se cfare eshte e mire dhe e keqe per Shqiperine. Nuk ka alternative tjeter!

Sikur keta te ishin akademike te dale nga filarmonite e botes edhe mund t'ju jipje te drejte. Por mjaft te lexosh komentet e tyre vulgare e banale, tipike te Presidentit aktual, per te kuptuar se jane nje tufe njerezish ordiner, qe sic duket nuk kane kenaqesi tjeter pervec kesaj loje. Prandaj dhe e marrin me kaq fanatizem kete loje e nuk lejojne nje gare te ndershme idesh si ne cdo vend tjeter normal.

Rasti me flagrant ishte beteja e djeshme ku une kam arsye te besoj se u shit me qellim nga ata qe merren me menaxhimin e Shqiperise. Vetem nje idiot mund te besoj se Presidenti beri gabim padashje NE Serbine!

Lojtaret e MU-se jane e vetmja arsye qe po largohem me deshperim nga kjo loje. Ata jane te gjithe djem te mire e patriote. Jam perpjekur te bej sa mundem per MU-ne. Mund te kisha bere me shume. Gjithsesi keni respektin tim te gjithe Ju! Falemnderit qe me dhate rastin e kenaqesine e vecante dhe te paprovuar ndonjehere te isha Komandant i Juaji. Te behesha mik e shok me Ju.

MU-ja i kalon mikut tim te mire, Nameless99. Kapitenet kane marre urdhrin e fundit te vazhdojne me ndihma edhe ditet qe do vijne. Une kam siguruar arme edhe per 20 ditet ne vazhdim te cilat po u ndahen Kapiteneve. Me vone mundet t'ju ndihmoje Nameless99.

Keshilla ime e fundit, ndihmoni njeri-tjetrin. Jini gjithmone bashke!

Kalofshi sa me mire.

Me respekt

ujku76