Labern Për Kongres

Day 1,676, 08:40 Published in Albania Albania by Labern




KANDIDATURA IME PËR KONGRESMEN

Të dashur qytetarë të eShqipërisë desha ta bëj me dije që po shpall zyrtarisht kandidaturën time për kongres nga partia eAlbania.

Mendoj se jam i denjë dhe e meritoj të jem kongresmen në vendin tonë pasi ka kohë që luaj nuk jam edhe aq i vjetër në lojë por kam shumë eksperiencë poashtu jam një lojtarë aktiv që ska gjasa të mos futem në këtë lojë dhe të shikoj cfarë po ndodh rrotull dhe të mos analizoj të gjitha gjërat në eShqipëri.

Unë vendosa të kandidoj pasi pash se nevoitet një kongressmen i denjë për shqipërin, nuk jam i vetmi unë ai ka shumë që mund të vendosin kandidaturë dhe te ndihmojnë popullin shqiptarë, por sadopak mungon besimi dhe eksperienca tek ata kështu që unë mora vendim dhe perkrahje nga shumë qytetarë të eShqipërisë dhe besoj se me ndihmën e gjithë shqiptarëve do marrë këtë post dhe do i përfaqsojë të gjithë shqiptarët, do marr mendimin e secilit, do vendosi ashtu sic do populli dhe nuk do shkoj krye më veti.

Në ditën 1.679 vendosuni me lokacion ne Albania Coast dhe merrni pjesë ne votime sa më shumë që të jetë e mundur sepse në këtë datë do ta bëni zgjedhjen e udhëheqësve të këtij shteti shqiptarë.

Synimet e mia janë të shumta do propozoj disa ligje që i kam analizuar dhe që do jenë në favorin e popullit, do bejmë një analizë me qeverin shqiptare që sa më shpejt, të sulmojmë malin e zi apo të mundohemi ta marrim Kosovën, edhe pse armiqt i kemi shumë të fortë në krahasim me ne por do e bëjmë këtë luftë, ashtu sic kanë bërë dhe kanë thënë njerëzit e mëdhenjë para shumë viteve se - Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që bëjmë më mirë, ndonjëhere duhet të bëjmë atë që kërkohet

Ju ftoj të më votoni mua dhe kandidatët tjerë që mendoni se duhet dhe e meriton të ia jepni votën.
Të gjithë që më njohin, të gjithë që mendojnë se jam i denjë për këtë post dhe të gjithë të tjerët që e kan mendjen e përzier se kë ta votojnë, do ju them se këtu e keni kandidatin më të përpiktë për këtë kandidatur.


Me Rrespekt Labern