Kandidoj për kryetar të Party of Ethnic Albania

Day 1,881, 05:44 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve, sidomos antarëve të PEA.

Dua të ju informoj shkurtimisht se kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë Party of Ethnic Albania.

Nuk është se kam ndonjë plan të madh apo të ju premtoj ndonjë gjë të jashtëzakonshme, thjesht udhëheqja e drejtpërdrejtë e ndonjë Partie apo MU është fusha e vetme në të cilën nuk e kam sfiduar vetën, dhe besoj se tani është momenti i duhur.

E vetmja gjë që mund të ju premtoj, është se nëse partia vazhdon të jetë në top 5, dhe nëse ne do të kemi në zgjedhjet e ardhshme kongres(dhe do të sigurojmë ulse në të), do të fokusohem shumë në aspektin ekonomik të lojës, dhe do të i shtyej kandidatët potencial për kongresmen që të ngrenë zërin për këtë punë, pasi kjo fushë është lënë pas dore tash e sa mandate, duke mos pasur madje as ministra të zgjedhur.

Ju ftoj të më votoni, dhe ju premtoj se nuk do të zhgënjeheni me votën tuaj.

Faleminderit,
DardanH.