Kandidimi im per president te Vetevendosjes

Day 2,090, 12:23 Published in Albania USA by RockyBalboa78

Pershendetje te gjitheve!

Me kete artikull une zyrtarizoj kandidimin tim per president te Levizjes Vetevendosje!

Vellezer e motra,mendoj se ka ardhur koha per ndryshim dhe se kjo parti e ka gjetur liderin e saj.Me poshte do te lexoni idete e mia per kete parti..

Si fillim po prezantoj pak veten time:
Emri im eshte RockyBalboa78,ndoshta disa nga ju mund te me kene njohur si El Luchador78 sepse ky ka qene emri im i meparshem..Kam 1 vit e 7 muaj qe e luaj kete loje,ku kam dhene aq sa kam mundur per Shqiperine.. Muajin e kaluar isha minister i Imigracionit nen presidencen e VisarJ dhe me perpara kam qene gjithashtu zv.minister i Edukimit..

Ketu keni programin tim:

Do krijohet menjehere nje kryesi partie prej 5 personash ku njeri prej tyre do jem une dhe gjithashtu 4 persona qe do ta perfaqesojne denjesisht kete parti.
Kjo kryesi do marre mendimet e te gjithe anetareve te partise dhe keshtu zeri i tyre do te degjohet dhe mendimi i tyre do vlersohet.

Do kete nje bashkepunim te madh me qeverine nga ana politike ku cdo anetar do japi mendimin e tij ne lidhje me te gjitha ceshtjet.Per sa i perket anes ushtarake ne si parti nuk kemi lidhje me kete pike por do te bej c'eshte e mundur qe te gjithe anetaret tane te luftojne aty ku eshte nevoja me e madhe per vendin tone dhe aleatet.

Ta keni parasysh qe nuk dua asnje vote nga multit apo ndonje gje e tille,keshtu qe mos me beni asnje oferte te tille.


Ndoshta nuk kam folur aq shume sa duhet por dua te bej vepra e jo te flas.Kushdo qe do te me jape voten e tij/saj e falenderoj shume.Gjithashtu suksese te gjithe kandidateve te tjere!


Kalofshi mire dhe respekte,
Rocky