Ekonomia ne eRepublik

Day 2,235, 17:25 Published in Albania USA by A L B I O N

Çka ështe Ekonomia?!
-Ka pothuajse 1 vit ne këtë lojë që gjithmonë është thënë e njëjta gjë nga 99% e lojtarëve. "Rrregullojeni Ekonominë" dhe ankesa të ngjajshme për ekonominë. Po ç'farë është ekonomia per ju?! Të qëndrosh në karrige dhe me anë të disa klikimeve të fitoni para?! Është kjo ajo që bëni në jetën reale për të fituar para?! Nëse përgjigja eshtë 'po' atëhërë mos vazhdoni të lexoni këtë artikull.

Ekonomia në të kaluarën.
-Para 2 viteve e gjysëm apo 3 vitëve ekonomia ishte shumë më ndryshe nga këto ditë, nuk mund të punoje si menaxher, nuk ishte limiti 10g/dite, monedha te ndryshme për çdo shtet, 1g=3000cc në disa vende dhe shumë lojtarë fiton dhjetra gold (ar) në ditë. 'Por ç'farë bënë ata?!' Të fituarit kaq lehtë e arit do thoshte më pak para ne llogaritë e administratoreve.. E kam fjalën për para të vërteta. Kështu që ata e bënë shumë më të vështirë procesin e të fituarit para.

Eksperimenti.
-Para disa muajve unë kam hapur një konkurs në mënyrë që secili të merrte pjesë dhe fituesi do ishte i rastesishëm dhe nuk dihej se kush do fitonte. Po dhuroja 1000 q7 per vendin e parë, 1000 q3 për vendin e dytë dhe 1000 q2 për vendin e tretë. Po flas për ushqim falas.. 200 komente vetëm në një orë, e imagjinoni dot?! Arsyeja se përse vrapojnë njerëzit?! Para të lehta(qyl).! Mendoni që e kam bërë për 'abonues'. Sigurisht që të kesh abonues do të thotë që po shkruan mirë 😛
-Rezultati..
E gjithë kjo mua më bën të mendoj që 'ju njerëz jeni dembel', ose nuk keni kohë, njëra nga keta.. Unë njoh njerëz që bëjnë mijëra cc çdo ditë. 'Si i bëjnë?!' Provojnë, thjesht provojnë, kanë mësuar çdo aspekt të lojës, kanë mësuar reagimet dhe nevojat e njerëzve, kanë mësuar të lexojnë diagramet dhe bëjnë cc nga këto gjëra.. Është gjithmonë ulje-ngritje prandaj nuk duhet të dorëzohemi dhe të mundohemi që të kuptojmë se as në një lojë si kjo, nuk vjen gjë nga qielli.

Si të jemi 'të zotët e vetës'?!
-Shumë njerëz mendojnë se të krijuarit e kompanive është mënyra e vetme që të jemi të zotët e vetës në këtë lojë. Po është e vertetë, por më tregoni ku do i gjeni ato 650g për të ndërtuar një kompani q7 të juajën?
E vetmja mënyrë për të qenë të zotët e vetës në këtë lojë është të jemi fleksibël, të mësojmë tregun, shit-blerjet, të mos jemi kryelartë dhe të provojmë të fitojmë, të gjejmë tregtarë të besueshem sepse tregu është i mbushur me gënjështarë.

Po lojtarët e rinj?!
-E këtu nuk kemi një zgjidhje konkrete por nësë tani po bëni para, në vend që të bleni armë për vehten tuaj, dhuroni para të rinjve në mënyrë që të zhvillohen dhe mos të tërhiqen nga loja ashtu siç po bëjnë shumica e lojtarëve në eShqipëri sepse na duhet që të jemi të bashkuar dhe të veprojmë si një njeri i vetëm në këtë lojë.

Ekonomia është në rregull.
-Nuk po pres që të gjithë të bëhemi të pasur por të provojmë dhe të japim më të mirën nga vehtja për zhvillimin e eShqipërisë. Ekonomia është në rregull, njësoj si në jetën reale, jo çdokush mund të jetë i pasur, unë jam i mirë në sport, ti je i mirë në inxhinjeri dhe ai është i mirë në vizatim.

Suksese.