Cfare do sillte Napoleon 54 nese do fitonte garen Presidenciale?

Day 1,747, 09:21 Published in Bosnia and Herzegovina Albania by RadeciVV

Pershendetje qytetareve te eShqiperise.

Pas nje kohe te pauzes, vendosa te rikthehem pak te shkruaj artikuj. Ne fakt, momentalisht kam nenshtetsi Boshnjake, pasi vendosa te largohem per nje kohe nga vendi (njehere doja ta lija lojen fare per arsye te jetes reale) per te u qetesuar sadopak nga presioni qe te jep Politika ne kete loje.

Gjithsesi, vendosa te kthehem ne eShqiperi, por kjo nuk eshte e mundur pa u liruar vendi. Se fundmi morra vesh se Napoleon 54 po kthehet per te ri-kandiduar per President. Artikulli me poshte shpreh mendimin tim personal dhe parashikimin tim se si do mund te ishte Presidenca e ninos.

Si fillim i kisha 2 pershtypje: garen e ka te sigurte, dhe me erdhi mjaft mire. Kjo pasi ne keto momente ka nevoje Shqiperia per Ninon.

Nese jo per menyren se si udheheq (qe shume persona "dyshojne", gje qe me duket absurde), ose per "skandalin" e bankes e per nje varg gjerash tjera qe u akuzua (te cilat poashtu nuk mu duken aq bindese, edhe pse mund te kishte ndonje faj direkt apo indirekt), vendi yne ka nevoje per te pikerisht per rikthimin e shume lojtareve te vjeter. Askush me mire se ai nuk mund te udheheq vendin ne keto momente te veshtira, dhe ta kthej Shqiperine te bashkuar, sic ishte dikur.

Nje pike tjeter e forte, do jete politika e jashtme, padyshim. Reputacioni i tij ne EDEN, ku ishte edhe komandat suprem, dhe respekti qe gezon nder udheheqesit e kesaj aleance, do jete padyshim nje ane teper pozitive per vendin tone. Andaj kjo eshte mese e nevojshme aktualisht.

Keto do ishin anet e forta dhe te pashmangshme, si dhe te domosdoshme per vendin tone ne keto dite shume te veshtira dhe dite krize.

Nga anet negative (edhe pse ndoshta sdo duhej te kishte), besoj se do jene nja 2-3 gjera.

E para e punes, artikujt dhe e "opozites", me akuza, dhe forma tjera qe jane quajtur "percarje" do jene te pranishem madje ne mase te madhe, pasiqe shume lojtare tashme kane marre guxim te bejne akuza te panumerta. Nino konsiderohet pjese e "elites" qe "kontrollon" vendin, andaj keta lojtare nuk do te ndalen ne kete aspekt, te pakten keshtu eshte pershtypja ime.

E 2ta, por ndoshta me me pak ndikim, ndoshta (po them ndoshta), do linte sadopak pershtypje "te keqe" tek lojtaret e rinje, qe do shihnin nje person, te zgjedhur President 6 here. Do i linte pershtypjen e "jetes reale". Kjo mund te kishte ndikim te humbjes se lojtarve te rinje dhe lenjen e lojes nga ta.

Ky do ishte mendimi im sa i perket kandidatures se Ninos ne kete mandat. Koha do ta tregoj te veten se sa kisha te drejte.

Me respekt
DardanH