Betejën e humbëm,por luften jo !!

Day 1,737, 18:05 Published in Albania Albania by kushtrimzz

Përshëndetje bashkëluftëtarë të eShqipërisë,

Sot më ditën 1737 (erepublik) ishim unë dhe ju të informuar dhe të përgatitur për të bërë një luftë serioze ndaj FYROM-it.Gjersa ne kërkuam fitore kundër FYROM,unë personalisht dhe shumica kemi mësuar rrugën tonë drejt zhvillimit të një vendi më të fortë.Këtë e mësuam sot.
Si president i juaji,ju falenderoj për mundin dhe kursimin e madh që keni bërë për këtë luftë,gjithashtu për donacionet që keni dhënë,duke mos kursyer asgjë nga vetja,të gjithë nuk do të jua dijnë për nder po dijeni se keni bërë histori në vete.
Sidomos lojtarët e rinjë të divizionit të parë,dhe ata të dytit,që nuk e lëshuan asnjë pikë.Vendet tjera e kanë zili të kenë divizionet e para kaq të forta.
Epo paguhet një cmim për të pasur divizione fillestare të forta.E kjo është 2 më të lartat janë më të dobëta.Ky fakt ndër ne është përmendur me qindra herë por po shihet nevoja të përmendet sepse po fitojmë ankesa kohë pas kohe që nuk jemi të organizuar.Ne jemi,por forcën nuk e kemi.
Ajo që më mahniti ishte shtimi i dëmit pas hyrjes së Eros_Alb dhe Maaxxyt në luftë.Kjo edhe njëherë tregon sesi uniteti rreth më të fuqishmëve shfaqet pa hezitim tek ne.Të them të drejtën edhe unë u gëzova me hyrjen e tyre,sepse e pash shancën për të fituar të rritej shumë.Por ne e mësuam një mësim të fortë sot.
Tani lidhja në mes mësimit të sotshëm dhe motivimit.
Dështuam sot.Nuk arritëm të merrnim atë që deshtëm e që kursyem për një kohë të gjatë.Po nga ky dështim mos të nxjerrim depresion e mërzi.Por të nxerrim inat e vullnet.Një fjalë e urtë thotë "Përse në rrëzohemi?Që të mësojmë sesi të ngritemi!!"
Dhe ne u rrëzuam sot.Ramë me gjitha fuqitë tona.Por mësimi që morëm do na shtyej në betejat e ardhshme gjersa tirani pushtues sdo ketë ka të vrapoj e ka të fshihet,e pa sot se ne mund të bëjmë shumë kur jemi të bashkuar!
Në muajt e ardhshëm do të shofim një Shqipëri shumë të fuqishme,një forcë në Ballkan,për këtë mos keni dyshim.
Nësë jemi të bashkuar si sot,do ja dalim !!

Rroftë Shqipëria!
Rrofshin Shqipëtarët!

Presidenti i juaj,
Kushtrimzz.