1,000,000 ALL qe do shkonin huq..

Day 1,793, 10:34 Published in Albania Albania by RadeciVV

Pershendetje qytetareve te eShqiperise.

Dje, Presidenti i nderuar festimbeqa lajmeroi me nje artikull ne gazeten e tij se do filloje nje iniciative e re per shlyerjen e borxhit prej 1900 gold te Bankes se Shqiperise.

Ne fakt, nuk u dha shume arsyetim per shlyerjen e borxhit, e aq me pak nuk u dha ndonje shpjegim per kete pune, por thjesht u lajmerua veprimi dhe format se si do te zhlyheshin.

Mua mu duk nje veprim jo i analizuar mire, dhe me risk shume te madh per shume arsye.

E para, nuk ia vlen te kthehet borxhi i goldit. Kjo, pasi qe goldi nuk mund te fitohet nga taksat, as te behet donate, as kur ka airstrike, pra veprohet vetem me para (ALL), dhe ne fakt shlyerja e tij duket e palogjikshme, pasi eshte thjeshte i paperdorshem goldi.

E dyta, koah ne te cilen eshte kerkuar shpagimi i ketij goldi eshte aspak e papershtatshme. Ka mungese fondesh, rezerva te pakta, thesari i dobet, dhe plus te mendosh qe per kete ide eshte vendosur rritja e taksave, pra demtim i ekonomise tashme te dobet te qytetarit.

Kesaj shtoja faktin qe erdhem pas harxhimeve te stermedha ne lufte me fyrom dhe kishte nevoje kompenzim i parave te harxhuara ne ate lufte, plus qe duhet llogaritur shpenzimet tjera (aleancat, mundesia e luftes serioze etj.).

E treta, forma se si eshte menduar pagimi i borxhit, eshte shume lehte e denueshme nga moderatoret, qe e kane bere nje gje te tille. Pra nese e shikoni llogarine e Bankes, eshte e perjashtuar perkohesisht nga loja. Tanime kjo mund te rezultoje me -ALL tjera, qe do i sillte qeverise po edhe qytetarit edhe me shume barre ne shpagimin e borxhit.

Shume lehte, keto 1,000,000 ALL(perafersisht, me cmimin aktual te goldit) nuk do duhej te shkonin huq ne kete forme. Ka shume, po shume forma te tjera se si do mund te harxhoheshin: kursim per airstrike, pregaditje e luftave serioze, NDERHYRJE NE TREG PER STABILIZIM TE CMIMEVE, e shume e shume forma tjera.

Mendoj se do ishin ndoshta edhe shume pasoja tjera te paparashikuara dhe me te medha, andaj i bej thirrje qeverise, si nje qytetar i thjesht, qe te ndaloje kete pune, dhe te perpiloj plan tjeter per zhvillime te aspekteve tjera te eShqiperise, pasi ne keto momente nuk kemi madje as kohe te mendojme per pagimin e borxhit.

Ju faleminderit,
DardanH.