"Vdekja" e aleancës, ku në të ardhmën?

Day 2,007, 13:11 Published in Albania Croatia by A E N E A S

Bashkombasë të dashur, eBota është në zhvillim e siper të ridefinimit të rendeve ushtarake, rendi i ri botëror u krijua, si i tillë në vazhdim pritet të sjell fillimin e një lufte të fuqishme, midis aleancave të krijuara. Sikur mua, po dhe juve besoj , ju shtrohet pyetja, cila do të jetë e ardhmja e eShqipërisë, e ardhmja e eShqipërisë në aspektin ushtarak, ri definim ky që sjell dhe ridefinimin gjeostrategjik të vendit tonë.
Gjendemi perballë vdekjës së një aleance e cila zyrtarisht ka pasur funksionimin e saj vetëm për një vjet, por që zgjati më shumë se aq, të vdekjës së EDEN, pjesë e të cilës ishim dhe neve.

Financat e aleancës.

EDEN, para shuarjës së saj, në thesarin e saj kishte mbi 600 mijë all(CC), ky fakt u permend pak për të thenë fare në komunitetin tonë. eShqipëria , me të drejtë do të duhej që të kerkonte pjesen e saj të financave, sepse duke qenë pjesë e kesaj aleance dhe neve kemi kontribuar edhe në aspektin financiar.

A u bë kjo? Personalisht nuk e besoj ! Përgjigje në ketë pyetje do të japin përfaqësuesit e vendit tonë në aleancën e EDEN duke sqaruar se sa eShqipëria ka pjesmarje në aspektin financiar dhe si dhe kur do të behet kjo ndarje, nese u bë , kujt i takoi dhe sa i takoi.

Gjendja , sot.

Ridefinimi i gjeostratëgjisë botërore sjell edhe brengën e vendit tonë se ku dhe si do të drejtohet, para disa kohësh , në mos gabohem u bë një sondazh ku pyetej çdo eShqiptar për rrugën, aleancën ku do të jemi neve.
Por , ky sondazh ishte pasqyrim i asaj se çfarë thotë populli, por ky pasqyrim asnjeherë nuk u shperfaq, dhe asnjeherë nuk u bë i ditur.
Ka pretendime të mëdha që eShqipëria të behet pjesë e aleancës së COT, dhe inicues të ides së tillë, duhet theksuar se është FestimBeqa për shkak të lidhjeve fqinjësore dhe miqësore(Në realitet) me lideret e Fyromit, por a do ishte e drejtë kjo?

Mendimi im është se eShqipëria duhet të qendroj neutrale, ne nuk mund të rrezikojmë të humbim aleat andej e kendej aleancave, ridefinimi i tanishëm i rendit botëror , nuk i jep luksin eShqipërisë që të i bashkohet njerës apo tjetërs, e para në TWO kemi shkijet , me të cilet nuk mund të ndajmë të njejten aleancë, e në anen tjetër do të humbim shumë aleat të cilet ende nuk janë ridefinuar.
Le të qendrojmë neutral!



Një komb, një njësi.

Po , ideja ishte që të bashkoheshin të gjitha njesitë ushtarake në një të vetme gjatë garës, por interesat personale dhe egoja e udhehëqësve të njesive ushtarake , po rrezulton me dëmë nacional.
Ende ka kohë, perfitimet do ishin të mëdha , jo vetëm për vendin por edhe për individet.

PS:Artikulli eshte shkruar nga Rilindasi, un thjesht po i jap gazeten time per ta postuar ne Shqiperi.