[AMP]Prezantimi

Day 2,042, 01:54 Published in Albania Croatia by A E N E A S

Pershendetje Shqipetare,

Para disa ditesh mora zotimin qe do te reformoj nje nga partite me te sukseshme te ketij vendi pra "Partine Nacionaliste".
Reforma sapo filloi ku une bashke me disa bashkepunetoret e mi vendosem per emrin.
Emri i ri i partise do jete " Albanian Military Party" pra " Partia Militariste Shqiptare". Vendosem ta mbajme emrin ne anglisht per shkak te estetikes.

Tani un dua tu paraqes programin e kesaj partia qe konsiston ne 7 pika:

1) Militarizimi i politikes dhe depolitizimi i ushtrise. Do te punohet qe edukimi ushtarak te vije ne rradhe te pare, te mos influencohet ushtria nga politika, por anasjelltas. Ushtrite shpesh perdoren per t'u bere popullor e per te fituar ne zgjedhje politike. AMP do t'i jape fund kesaj duke vendosur vezhgues ne cdo parti e ushtri, e te denoncoje perballe popullit parregullsite edhe me te voglat qofshin. Shqiperia eshte nje vend i cili kerkon drejtesi per te ecur perpara.

2)Privatizimi i ushtrise. Ne momentin qe do kete pushtetin ne dore partia jone do te privatizoje ushtrine. Kjo do te thote qe te mos kete me ushtri shteterore por vetem private te financuara pjeserisht nga shteti. Keto MU qe do te mbeshteten nga qeveria jone do te paraqesin pogramin e tyre te ndihmave financiare dhe informative per anetaret. Pasi ky program te miratohet ushtrite do te jene ne bashkepunim te ngushte me shtetin. Do te kete vezhgues zyrtare per t'u siguruar qe nuk ka padrejtesi.

3)Edukimi ne ushtri. Shteti do te merret me perzgjedhjen e aplikimeve te personave te ndryshme qe kerkojne te gjejne nje ushtri sa me te mire per veten. Duke pare kerkesat dhe personalitetin e tyre qeveria do t'i dergoje rekomandim cdo aplikanti te aplikoje ne ushtrine e caktuar. Ushtrite do te sherbejne gjithashtu si qendra edukimi per anetaret, sidomos per te rinjte. "Mesuesit" do te caktohen nga komandantet vete ose nga qeveria.

4)Keshilli ushtarak. Ky organ do te perbehet nga komandantet e 10 ushtrive me te medha e me me shume influence. Edhe pse nuk njihet nga loja, ky organ do te jete mbi parlamentin, dhe i perhershem. Kjo per shkak se keto persona do te jene teresisht apolitik dhe vendimet qe do te merren do te jene me te mirat per vendin meqe cdo komandant ka eksperience te mjaftueshme ne udheheqjen ushtarake. Vendimet do kene te bejne vetem me lufterat.

5)Bashkepunimi ushtarak. Gjithkush pretendon por nuk realizon nje bashkpunim politik, mbase sepse kjo eshte natyra e politikes vete. Do te ndodhe ndryshe ne fushen ushtarake. Meqe gjithkush kerkon te miren e vendit atehere minimumi qe mund te behet eshte bashkepunimi ushtarak reciprok. Kjo do te realizohet mundesisht pa bere reklama politike qe kane per qellim te terheqin pas vetes anetare per votime. Me shprese do te mund te realizojme sulme masive pjeserisht te financuara nga shteti.

6)Ideologjia. Pervecse ideologji nacionaliste, AMP do te ushtroje dhe ideologjite militariste dhe progresiste. Qendra do te jete skeptri yne politik, sepse keshtu do drejtesia, mos te anojme as nga elitaret e as nga populli i thjeshte. Sic e do vete edukaten lufta dhe ushtria, do te jemi autoritare ne veprime.

7)Aktivizimi i anetareve ne AMP. Pavaresisht MU-se qe ndodhen, anetaret tone do te marrin instruksione speciale ne fushen e luftes, pra me pak fjale edukimi ushtarak do te behet profesioni i tyre, te cilin do ta ushtrojne me vone mbase si komandante, me vone, kur te kene ne dore eksperiencen e duhur. Fjala e cdo anetari do te degjohet, kur ta keni gabim, do te korrigjoheni, kur te jeni i sakte, propozimi do merret ne konsiderate. Kandidatet per presidente do te votohen fillimisht brenda partise. AMP do te kete nje kryesi te caktuar me eksperience + nje person pa eksperience qe do te zgjidhet nga kryetari me pretendimin se ka premisa te mira ne kete fushe, do te jete nje lloj trajnimi i vecante.



Un do doja tu kerkoja qe te bashkoheshit me AMP per te miren e Shqiperise dhe ne saje te programit tone.

Me Respekt,
Enea