Statusi i fabrikashteterore – planet e ardhshme

Day 2,116, 07:26 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje bashkëkombës,

Për ata që nuk janë në dijeni, Shqipëria posedon tri fabrika shtetërore:
- FabrikaShtetërore që prodhon armë të cilësisë Q7
- Fabrika sokolsokoli që mund të prodhoj armë të cilësisë Q6 (dhuruar nga Maxxy)
- Fabrika F.P.Zh. që mund të prodhoj ushqim të cilësisë Q5

Gjatë muajit që lamë pas kam punuar me kapacitet të plotë (përpos një dite mos punë) vetëm në FabrikaShteterore. Në fabrikat sokolsokoli dhe Fabrika F.P.Zh. kam bërë vetëm work+train dhe është prodhuar pak sa për të mbuluar kostot e punës ne fabrikashtetërore.

Fabrikën që e kam krijuar dhe zhvilluar vet që nga fillimi është FabrikaShtetërore dhe do të vazhdoj që të menaxhoj edhe për një kohë në mënyrë që ti ikim ndonjë ban-i eventual.

Për të parë shpërndarjet e fabrikës në muajin që shkoj, klikoni këtu.

Rezervat e tanishme në fabrikashtetërore janë afro 2400 tanke Q7.

Ky artikull është i fokusuar në zhvillimin, statusin dhe planet e kësaj fabrike shtetërore.



Loyalty Programm – Silver Status

Si çdo muaj, unë investova një shumë simbolike përsëri duke blerë një supply pack të radhës dje në mëngjes:



Ky GOLD na mundësoj që të bëjmë këto blerje të fundit (2 rubber plantation dhe një Aluminium Mine):







Ç’është më e rëndësishme, pasiqë blerjet kanë kaluar shumën 59 €, fabrikashteterore është vendosur në statusin Silver në Loayalty Program duke gëzuar kështu 532 Loyalty Points.



Këto i kam shfrytëzuar për të blerë një Heal Center +100 dhe një Storage prej +20,000 vendeve të lira





Ne tani i kemi edhe 117 LP dhe në blerjen e ardhshme do të ngrisim edhe Health Center +50.


Kapaciteti Prodhues në fabrikashtetrore

Kapacitetet prodhuese në FabrikaShtetërore janë:

- 1 Fabrikë Armësh Q7
- 29 Rubber Plantation -
- 18 SaltPepper
- 20 Aluminium mine
- Storage 48,000 vende
- 1 Fabrikë Ushqimi Q1



Shpenzimet mujore për punëtor apo për të blerë RAW sillen afro 15,000 ALL ne muaj ose reth 70 GOLD.

Nga kapacitetet prodhuese mund të gjeni se investimet e deritanishme në fabrikashtetërore kapin vlerën prej 1886 GOLD dhe 200,000 ALL (153,000ALL në saltpeper dhe 47,000 ALL ne storage).


Kthimi në investim

Deri me tani, shtetit i janë transferuar më shumë se 40,000 tanke Q7 apo ekuivalente me më shume se 2100 GOLD. Derisa fabrika ka pasë kohë pas kohe punëtor vullnetar, një pjesë e madhe e punëtorëve Shqiptar janë kompenzuar me paga të njëjta apo të barasvlershme të tregut të punës në Shqipëri.
Andaj kthimi ne investim ka ndodhur që moti.

Më duhet të theksoj se fabrika shtetërore i përgjgjet shtetit, respektivisht përfaqësuesit të shtetit që ka ardhë si i besuari i popullit në proces të zgjedhjeve për president. Fabrika i ka shërbyer çdo presidenti të deritanishëm që nga themelimi i saj. Këtu përfundon fushëveprimi i fabrikës.

Se a shkojnë tanket në programe zhvillimore, programe sociale të ndihmave, për mercenarë, shiten për ndonjë program apo i vjedhin ato, fabrika e ka të pamundur që ti përcjell apo kontrolloj. Përgjegjësitë për shfrytëzimin e tyre duhet kërkuar në qeverinë e vendit. Transferimet janë gjithmonë publike.


Burimet e investimeve

Derisa burimet kryesore në fabrikashtetërore kanë qenë nga shteti, donacionet private dhe blerjet e mia, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë dhuruar nga kongresmenët e përzgjedhur që kanë dhuruar përfitimet nga medaljet e tyre. Jo të gjithë kongresmenët dhurojnë përfitimet nga medaljet e tyre.

Këtë muaj, nga angazhimet e mia në RL nuk kam arritur të bëj ftesë tek kongresmenët për të dhuruar andaj ju bëj ftesë publike tani, që të vazhdojnë traditën e përkrahjes së fabrikës nëse dëshirojnë.


Planet e mëtutjeshme

Planet e mia fillestare kanë qenë që të bëjmë fabrikën plotësisht të vetëqëndrueshme në prodhimin e RAW duke eliminuar kështu nevojën për të blerë apo për të prodhuar RAW me punëtor.

Për të bërë këtë, janë dy mënyra:



Do ta quaj këtë opsioni 1.

Opsioni tjetër është që ne të mbledhim fondet që të ndërtojmë edhe një fabrike të cilësisë Q7 brenda dy muajve të ardhshëm. Për këtë na nevojitet të akumulojmë 681 GOLD.

Në këtë opsion ne do të ndërtojmë vetëm edhe një rubber plantation dhe të prodhojmë me kapacitetet të plotë me të gjithë 30 rubber plantation me punëtor, duke prodhuar kështu gjithsej 60,000 RAW. Në këtë opcion do të duhet angazhuar 120 punëtor në baza ditore, e që mund të na kushtojnë sa 120 tanke, përpos nëse kemi punëtor vullnetar. Nëse prodhojmë 176 tanke më tepër, kjo nuk do të ishte problem, se me kalimin e kohës do të rritnim kapacitetet vetanake përsëri.

Këto RAW se bashku me ato që prodhon me forca vetanke fabrika (afro 9000 RAW nga Saltpeper dhe aluminium) do të ishin të mjaftueshme për të prodhuar me dy fabrika njëkohësisht.

Do ta quaj këtë opsioni 2.

Andaj për të vendosur për mënyrën e zhvillimit të mëtutjeshme të fabrikave, ju lus që të shprehni mendimin e juaj në komente duke anuar për njërin opsion.


Burime e investimeve për planet e mëtutjeshme

Përpos investimeve të mia personale dhe medaljeve të fituara nga vetë fabrika, nevojiten investime shtesë për të mbërri synimin e 681, 728 apo 1274 gold-ëve.

Njëri burim mund të vie nga vet shteti. Ne tanimë kemi akumuluar 1000 GOLD nga Gara e fundit kombëtare që janë vetëm duke ndenjur.

Tjetri opsion është më i ngadalshëm dhe kërkon ndihmën e secilit. Secili që dëshiron që të kontribuoj në zhvillimin e tyre mund të dhuroj në këtë link. Mundësisht ALL.

Donacionet e juaja do të shfaqen në këtë artikull.

You have accepted 500.00 ALL from Nessi 91.


Me respekt,
V.