Situata aktuale tek fqinjët

Day 1,679, 17:39 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Po e shkruaj këtë artikull për të treguar sadopak situatën e regjionit në të cilin bëjmë pjesë dhe i cili është ndër më të fortit, duke parë fuqitë ushtarake që janë në të. Me vëmendje jam munduar të përjcelli artikujt e ndryshëm nëpër këto vende dhe besoj se do të jeni sadopak të informuar, do shkruaj vetëm për ato që kam lexuar dhe kam përcjellur.

P.S. Më së shumti do shkruhet për fitimin e Kosovës dhe gjithçka rreth saj.


Situata e eShqipërisë
Ose është moduli i ri ushtarak, ose është se kohëve të fundit po na vijnë shumë lojtarë të huaj të fortë, ose është përkushtimi i madh i lojtarëve, ose baby boom të shumtë (çdo ditë shtohen minimum 150-200 lojtarë) ose të gjitha këto bashkë, po eShqipëria kohëve të fundit po çan tejpërtej. Nëse para pak javësh apo ditësh na kanë konsideruar si "vend për ushtrime ushtarake" tani të gjithë janë të çuditur me atë që arritëm të bëjmë. Me rezistencat në vendin tonë arritëm të i lirojmë territoret e pushtuara nga Maqedonia (FYROM), gjë që shumë pak e prisnin.

Natural Enemy i bërë Sërbisë dhe pasojat
Duke e ditur qëllimin e Sërbisë për të fshirë sa më shumë vende EDEN dhe proEDEN nga harta, ishim të vetëdijshëm se ata do të sulmojnë edhe tek ne. Megjithkëtë, pasi e sulmuan Bosnjën për të e fshirë totalisht nga harta, Shqipëria, e shpalli Natural Enemy Sërbinë, që "të fitonte në kohë" dhe "të siguronte të paktën një regjion", pasi, matematikisht, me gjithë atë kohë, nëse Sërbia do fitonte të gjitha betejat në të gjitha divizionet, Shqipëria përsëri do kishte një kongres të vetëm.

E në fakt, ndodhi ajo që pak kush e priste. Sërbia u fokusua në Itali dhe Bosnjë, duke e neglizhuar Shqipërinë, duke menduar se Shqipëria është akoma ajo e dobta, ajo me të cilën mund të fitosh me 10 lojtarë, dhe dukej sikur e kanë harruar që loja ka një modul totalisht të ri. Toka që ata e quajnë të tyre, e që në fakt kurr nuk ishte, u morr pa shumë vështirësi nga Shqiptarët, me angazhim e koordinim të plotë midis gjithë Ushtarëve si dhe aleatëve që trimërisht dolën triumfues në këtë luftë.

Kosova pjesë e Shqipërisë
"You have successfully moved to Kosovo, Albania." ishte "thënja" më e përdorur gjatë ditës. Kosova tashmë u bë pjesë e asaj që i takon, e asaj që të gjithë në jetën reale po ëndërrojnë dhe shpresojnë që një ditë do të jetë - e Shqipërisë. Neglizhenca që Sërbët i bënë Shqiptarëve duket se i ka kushtuar rëndë.

"U kapëm në befasi"
Eprorët e shtetit Sërb, udhëheqësit e njësive ushtarake, e lojtarë tjerë të njohur, si dhe ata pro-qeveritar, arsyetoheshin kinse "u kapën në befasi" nga Natural Enemy i Shqipërisë për ta, dhe "nuk prisnin që Shqipëria ta sulmonte Kosovën", si dhe "u fokusuan që të mbronin tokat në Bosnjë e Itali". Sa vlen kjo, vlersojeni vet.

Mediat në Sërbi
Mediat në Sërbi (gazetat në eRepublik) si dhe qytetarë të shumtë, po e vështronin situatën, po ankoheshin shumë për atë që po ndodhte, e mbi të gjitha po i përcjellnin mediat tona dhe postonin artikuj duke thënë "Shqipëria shpreson për Kosovën"; "Shqiptarët e kanë seriozisht"; "Në luftë me armikun tonë të përbetuar" etj. Poashtu ata u ankuan se Sërbët më shumë brengoseshin për të fituar vende në kongres se sa për luftën e Kosovës.

Bosnja 2 muaj pa kongres
Është muaji i dytë që Sërbia po e mban Bosnjën dhe Hercegovinën pa kongres. Siç duket Bosnja akoma nuk ka ndonjë strategji konkrete, edhe pse ajo e shfrytëzoi situatën e sulmit të fitores, duke e fituar një regjion, edhe pse me shumë vështirësi, dhe me ndihmë shumë të madhe të aleatëve.

Referendumi i Maqedonisë (FYROM)
Maqedonia kohëve të fundit po shqyrton daljen nga ONE, dhe për këtë pritet një referendum, pasi kohëve të fundit janë krijuar përçarje, sidomos midis Maqedonisë e Sërbisë, dhe Maqedonisë e Polonisë, e poashtu kundrejt Eprorëve të ONE.
Me Sërbinë sepsee janë krijuar disa artikuj kundërthënës në media Sërbe, që kanë ndikuar që shumë ushtarë nga Maqedonia të luftojnë madje në betejën e Kosovës në anë të Shqipërisë,
kurse me Poloninë dhe kryesinë e ONE pasi nuk po mirreshin vesh mes vete dhe Maqedonët vlersonin se betejat e tyre po liheshin mbas dore nga ONE.

Lufta që kurrë nuk mbaron
Greqia dhe Maqedonia (FYROM) janë në një luftë shumë po shumë të gjatë. Disa herë e kan fshirë nga harta njëra-tjetrën, disa herë e kanë lënë pa kongres, dhe akoma po vazhdojnë të luftojnë, e nuk po gjejnë asnjë zgjidhje që të arrijnë ndonjë armëpushim. Nuk i dihet se kur do mbaroj ky konflikt, që si në shumicën e vendeve, siç duket u ndikua nga Jeta Reale.

Kroacia mbahet mirë
Edhepse regjionet orgjinale janë të pushtuar nga Sërbia, Kroacia ka arritur të përparoj shumë duke siguruar kongres me vende të pushtuara, si Austria e Zvicrra, dhe kështu po arrin të "mbijetojë" e të evitoj ndonjë kolaps të mundshëm të shkaktuar nga mungesa e kongresit.

Kjo ishte besoj një analizë që besoj se do ju kishte pëlqyer. Për çdo kritikë, sygjerim etj. jeni të ftuar të komentoni.
DardanH.