Si te luajme EREPUBLIK? (Per lojtaret e rinj)

Day 2,010, 11:45 Published in Albania Serbia by GerardBedini

Pershendetje!

Ne kete artikull do doja qe ti mesoja lorjateve te rinj se si te luajne.
Në vazhdim janë disa këshilla praktike se si te avanoconi edhe si te zhvilloheni, për me u bë pjesë e rëndësishme e komunitetit eShiptar, i cili për momentin po rritet më së shpejti në këtë lojë.

1. Mos hap ma shumë se një profil në lojë. Ata që hapin më shumë quhen "multies" edhe administruesit i përjashtojnë nga loja. Nuk ia vlen te perjashtohesh mbasi të kesh kaluar kohë duke luejtur..

2. Ke durim. Kjo është lojë strategjike edhe s'mundesh me u bë superhero për një ditë. Ideja është qe te kalosh çdo ditë nga pak kohë në lojë, pra me qenë aktiv. Lojtar i fortë bëhesh mbasi te kesh kaluar nji muaj apo me shumë.

3. Koncentrohu në dy gjëra: Strength dhe Health. Ushtro dhe puno çdo ditë. Avancoji (upgrade) Training Centres dhe Health Building. Mos e humb durimin. Kjo gje ecen pak ngadalë, por me kohë ke me u bë shumë i fortë.

4. Bëhu pjesë e një regjimenti ushtarak (Military Unit) edhe kryeji "Daily orders" çdo ditë. Ato të japin pjesë për armën ma të fortë: bazooka. Mos i shpenzo bazookat, por ruaji për beteja kur të forcohesh ma shumë.

5. Betejat zhvillohen në katër Divizione. Si lojtar i ri, deri ta arrish Level 25, do te luftosh në DIV1. DIV1 dhe DIV2 i kemi të fortë, meqë kemi shumë lojtarë të rinj. Për ty është shumë me rëndësi që të vazhdosh lojën, të kesh durim edhe të avancohesh në DIV3 dhe DIV4.

6. Edhe pse eShqipëria mundet me qenë e pushtuar, ne mundemi qe ti marrim perseri tokat tona. Kjo është esenca e lojës. Por kjo bëhet vetëm në mënyrë të organizuar, duke bashkëpunar me lojtarë me përvojë. Serbët kanë vite që e luajnë këtë lojë dhe janë shumë të fortë - shteti nr.4 në eRepublik për nga madhësia.

7. Mos shpenzo Gold pa nevojë. Ruaje për te avancuar objektet e ndryshme. Në asnjë mënyrë mos blej ushqim me Gold gjatë betejës. Me i humbë 0.5 gold për 10 health nuk ia vlen.Nëse të harxhohet helthi, prit 1 orë, ose prit deri të nesërmen.

8. Ftoji shokët të futen në lojë (invite friends). Kjo jo vetëm që e forcon eShqipërinë, por edhe të jep Gold. Për çdo shok që ti e fton në lojë nëpërmjet referral (invite friends), ke per te fituar pak Gold sa herë që shoku yt fiton Gold. Përdore Facebook-un edhe çdo mundësi tjetër qe te ftosh lojtarët e rinj.

9. Çdo muaj, me datën 5 janë zgjedhjet presidenciale, ndërsa me datë 25 ato të kongresit. Është me rëndësi qe te votosh lojtarët që i njeh edhe që je i sigurt se janë shqiptarë aktivë në lojë, meqë ka shumë serbë që mundohen me pushtu eShqipërinë politikisht. Kujdes edhe nga shqiptarët e dyshimtë. Ka nga ata që mundohen me e prishë lojën. Nuk duhesh doemosdoshmërisht me qenë antëtar partie për te votuar.

10. E fundit, por shumë e rëndësishme: Futu në chat në këtë adrese: www.tinyurl.com/chatishqiptar. Aty ke per te takuar lojtarë me përvojë, të cilët kanë me të ndihmue me këshilla për lojë, ushqime edhe armë. Përpos asaj, mund te besh edhe shokë.

Mbi të gjitha, duhet të kesh DURIM. E di që ne shqiptarët nuk e posedojmë aq shumë, por durimi është dhunti edhe është gjëja më e rëndësishme në këtë lojë. Nëse secili prej nesh është aktiv nga pak çdo ditë, eShqipëria ka me u bë fuqi në eRepublik.

Të uroj lojë të mbarë edhe shumë kënaqësi.