Presidenti i Dhjetorit

Day 1,839, 15:46 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Ky artikull i pergjigjet pyetjeve : "Pse mbeshtesim Lilo1 dhe Pse votojme Lilo1" ne zgjedhjet e ardhshme per president te eShqiperise.

Po shkruaj si Sekretar i Pergjithshem i Partise Revolucionare, por pa u konsultuar me kryetarin e partise dhe antaret e tjere te kryesise sepse ketu po shpalos idete e mija.

Le ti marrim me rradhe kandidatet per President(e).

Po e nis nga Erlindi.

Ai eshte nje organizator i zoti ku per pak kohe arriti qe te ngreje Partine e tij ne top 5, edhe pse disa e kane akuzuar per teknika jo fort te ndershme, per te realizuar kete.
Ne partine e tij kishte disa turbullira keto kohet e fundit dhe kjo do te thote qe nuk ka stabilitet dhe force nga partia e tij. Zgjedhja qe bene per kongresmenin eshte shume e gabuar. Pra shkurt, mendoj qe Erlindi nuk duhet mbeshtetur (te pakten tani per tani).

Dejzii94

Me artikullin e saj Dejzii paraqiti nje ide te re. Ate qe te jete nje Vajze per te drejtuar kete "gjurulldi" te paorganizuar mire qe eshte komuniteti eShqiptar i eRepublik. Mendoj se ne nje te ardhme jo shume te larget, nese mban te njejtat qendrime, do te jete nje kryetare e zonja. Tani per tani mendoj qe komuniteti "maskilist" eShqiptar thjeshte nuk do ta votoje (une nuk e votoj thjesht per arsyen sepse mendoj se ajo nuk i perballon dot sulmet e turperta tonat).


AENEAS

Te jem i sinqert eshte folur ne kryesine e PR per te mbeshtetur AENEAS por kjo para se te kandidonte Lilo1. Dhe atehere une isha skeptik dhe per kete arsye pata nje mosmarreveshje te vogel me nen-kryatarin e PR , te cilen e zgjidhem. Nuk kisha shume qef me e mbeshtet sepse nuk e njihja mire dhe nga cfare lexoja ne chat prince_enea nuk me jepte bindjen e nje prijesi.

Lilo1

Po . Nga te gjithe kandidatet eshte ai qe ja vlen te votohet per president te dhjetorit. Ai ka hedhur gjithmone ide te vlefshme (sipas mendimit tim, dhe shume prej antareve te PR ) per te bere Progres ne kete loje. Loje te ciles i kushtojme kohe nga jeta jone dhe deshirojme qe gjerat te shkojne me mire per te gjithe komunitetin. Pra mendoj se ai eshte kandidati me i mire i komunitetit per komunitetin.


Pra te dashur qytetar te eRepublik, votoni Lilo1 ne zgjedhjet e dhjetorit.
Me respekt
AqifPasha