O e bukura 'MORE'

Day 3,263, 08:52 Published in Albania Ukraine by Burevii
'Moj e bukura More
si të lash
e më ngë të pash
Si të lash,si të lash
siç të gjeta ngë të lash
Atje kam unë zotin At
atje kam unë zonjën Mëmë
atje kam dhe tim vëlla
gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar nën dhe
Ah e bukura More.'


More! -
është një pasthirrmë... ?,
është një vajzë e bukur... ?
JO!


MORE, është Peloponezi I sotëm I Greqisë, një trevë e madhe të cilës grekët ia kanë ndryshuar emrin nga MOREPELOPONEZ, dhe kënga"O E BUKURA MORE",memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është një toponim I këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbreshëve të sotëm të Italisë.


PELOPONEZI është një gadishull dhe njëkohësisht rajon gjeografik në jug të Greqisë. Ai është i ndarë nga pjesa qendrore e vendit nga Gjiri i Korintit. Gjatë Mesjetës së vonë dhe epokës Osmane, gadishulli njihej si MOREA(greqisht:Μωρέας).

Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek. Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” përgatitur me shumë kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (170😎.