Lidhur me SIRIUS

Day 2,305, 08:30 Published in Albania Albania by E R M A L
Artikull nga Endrit Zeka pasi me kerkoi ta postoja ne Shqiperi per lojtaret e eShqiperise.





Pershendetje motra dhe vellezer,qytetar te ndershem te eShqiperise!

Dje ndodhi diqka qe nuk pritej te ndodhte dhe nuk duhej te ndodhte.Befas nje pjese e qeverise se eShqiperise perhapen lajmin se Sirius nuk na donte me dhe se nga ai moment do ishim shtet neutral pa aleance.

Na u tha se e tere kjo meri dhe zemerim ishte si pasoje e fjaleve te udheheqesve te Sirius se ne aleancen primare me nuk do te pranohej asnje shtet.Dhe se te gjitha shtetet tjera qe mbajne lidhje me Sirius do formojne nje aleance te perbashket pro-Sirius.Per udheheqesit e shtetit tone kjo ishte e papranushme dhe kerkonin qe eShqiperia te ishte pjese e aleances primare.
Tash u them se arsyeja pse Sirius ka dhe do kete vetem 7 anetar eshte sepse brenda cdo aleance mbahen zgjedhje dhe votohen ligje.E nese eShqiperia pranohet ne Sirius atehere edhe shtetet tjera do kerkonin kete gje,dhe nese aleanca do mbushej me shtete atehere mundesia per kontroll dhe rregull do minimizohej(shembull konkret kemi TWO qe u shkaterrua nga percarjet mes vete).Ne kete menyre aleanca do ishte teresisht jofunksionale dhe do rrezikonte ta priste fati i njejte i TWO.
Per kete arsye njesoj siq beri Asteria qe krijoi Leto-n,ashtu edhe Sirius do krijoj aleancen pro-Sirius me te gjitha shtetet me fuqi me te vogel ushtarake(nder te cilat eshte edhe vendi yne)

Siq e dini ne Sirius vota e cdo shteti vlen vetem 1.Dhe vertet mendoni se mund te krahasohet ePolonia qe ben ~150 miliard demtim cdo jave me eShqiperine qe ben ~13 miliard demtim.Eshte keq ta themi por siq e dini te gjithe ne jemi shtet i vogel persa i perket demtimit,dhe do ishte absurde sikur te kerkonim tretman te njejte me shtete si ePolonia,eSpanja,eSHBA,eTurqia qe bejne thuajse 10-fishin e demtimit tone.

Gjithashtu nga disa qeveritare tane u tha se disa ne HQ e kishin ofenduar vendin tone e me te edhe ne.Nese kjo eshte e vertete do ju lutesha ti publikoni logs e atij momenti ku ata na fyejne(nese veq ka nje rast te tille).Une kam besim te plote tek HQ e Sirius sepse vertet perbehet nga lojtar qe ia vlejne.Dhe ju garantoj se per aq kohe sa aty jane aleatet tane tradicional Kroacia,Turqia dhe SHBA interesi jone asnjehere nuk do te cenohet nga askush ne ate aleance.
Po u them gjithashtu se perfaqesues i shtetit me te forte te aleances(ePolonise) eshte Prophet009 ,dhe me te vertet duhet te jemi krenar qe kemi nje aleat te tille,njerin nga diplomatet me te mire ne eRepublik,duke ia shtu ketu edhe prezencen e Arrlos(eKroacia) -njerit prej miqve me te mire te eShtetit tone,dhe nje lojtar qe gezon respektin e te gjithe aleances madje edhe te armiqve per shkak te maturise dhe pjekurise qe tregon cdohere.

Tash shtrohet pyetja cfare ne ditet ne vazhdim?
Per mendimin tim eShqiperia duhet te pranoje ti bashkohet aleances se re pro-Sirius.Ne kete menyre do i mbajme afer aleatet tane te kahmotshem,por edhe do bashkpunojme me shtete te tjera.Nese e keni verejt ne aleancen simoter te Asteria-s,pra ne Leto eshte kriju nje atmosfere bashkepunimi dhe gadishmerie per ti dal ne ndihme njeri tjetrit.E njejta do te ndodhe edhe nese eShqiperia i bashkohet pro-Sirius,ku do jemi me shtete perafersisht te madhesise sone,dhe nuk do ndjehemi per asnje minut inferior ndaj te tjereve per shkak te demtimit tone te ulet.Me besoni se do krijohet nje vellazeri e vertete me keto shtete te tjera dhe do kordinohemi me ta,do ti ndihmojme dhe do na ndihmojne.Gjithashtu do shkembejme ambasadore,dhe do shkembejme eksperienca per menagjim te lojtareve te rinj,Baby Boom,fabrikave e keshtu me rradhe.Nder te tjera as demtimi i shteteve ne aleancen primare nuk do te mungoje ne betejat tona.

Per fund do kerkoja nga presidenti qe permes nje artikulli ta shpjegonte qarte se eShqiperia eshte besnike ndaj Sirius.Dhe se do jete shtet thememlues ne aleancen e re pro-Sirius.Me besoni qytetar se Sirius eshte e ardhmja e vetme per vendin tone.Nese ne largohemi nga cdo aleance dhe qendrojme neutral,do jete fundi yne.Asnje shtet me nuk do i kete prio betejat tona,sepse si pjese e nje aleance ata duhet te vendosin prio betejat e aleances se tyre.
Per me teper te gjithe e dini se ne kemi vetem 11 lojtar ne D4.Kush do na e mbaje murin ne betejat tona?
Per me teper Aurora eshte aleance e miqve te vjeter dhe nuk besoj se eShqiperia do pranohej ne te.Ndersa per Asteria-n nuk po flas.Asnjeri nga ne nuk ka deshire te jete ne nje aleance me eSerbine(armikun tone ne RL dhe loje).

Tani eshte koha per maturi,gjakftohesi dhe menquri.Ta shfrytezojme kete rast sepse populli thote “Njehere vjen vera kah dera”.

Hail Albania
Hail Sirius
Hail pro-Sirius
Hail Aurora


Me respektin me te madh per te gjithe ata qe iu vlon gjaku shqiptar neper vena:
Endritt Zekka