Lidhja e Arbrit

Day 1,975, 12:19 Published in Albania Poland by tori01

Pershendetje qytetare te eShqiperise!

Vij sot perpara jush si kryetar i partise “Lidhja e Arbrit”. Do te doja t’ju flisja rreth kesaj partie, parimet dhe punes se saj.

Lidhja e Arbrit(shkurt LeA) ka qene dhe eshte nje nga partite me te rendesishme ne vend. Ishte e qarte se gjerat nuk po shkonin mire, prandaj lindi nevoja e nje force te re politike qe do te siguronte ndryshimin e shume kerkuar ne eShqiperi. Kishte nevoje per nje parti si LeA qe te dridhte themelet e dobeta dhe te vinte te rejat per te krijuar nje vend me te qendrueshem.

Cilat jane idete tona, ne te cilat besojme dhe per te cilat punojme?
Qellimi jone ka qene gjithmone qe te krijojme nje lidhje mes shqiptareve. Te harrojme te gjitha inatet personale per te miren e vendit dhe te ecim gjithmone perpara sebashku. Qellimi jone eshte te vleresojme shqiptarin sipas merites dhe te mos lejojme me personat e perhershem ne qeveri, qe kthehen ne idhuj por ne fakt e lene Shqiperine ne vend numero. Qellimi i LeA eshte qe cdo shqiptar qe ka deshiren dhe do te ndihmoje, te kete mundesine ta beje.

Lidhja e Arbrit eshte nje parti qe i jep gjithkujt mundesine per tu shprehur. Tek ne mendimet kane vlere! Gjithmone kemi vleresuar anetaret me mendime te ndryshme nga masa, te cilet kane sjelle nje fryme te re ne parti. Sic e kemi thene ne jemi nje parti qe ka aftesine te ndryshoje per te miren e Shqiperise. Ne nuk jemi nje parti e ngurte, por nje parti praktike qe i ka te qarta qellimet e saj.
Kjo eshte vetem pak nga gjithcka jemi! Ka shume e shume gjera per te thene per Lidhjen e Arbrit…

Do te doja qe ti beja thirrje gjithkujt qe eshte aktiv ne loje dhe ka deshire qe mendimet e tij te degjohen, te na bashkohet. Ftojme kedo qe te behet pjese e kesaj bashkesie “mendimtaresh” qe kane per qellim vetem forcimin e Shqiperise.

Motoja jone: "eSHQIPERIA --> LIDHJA --> UNE" -- Bashke per zhvillimin e eShqiperise



Lidhja e Arbrit
Tori01