LeA-Edhe kesaj here,se bashku me ju!

Day 2,165, 14:18 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Të nderuar qytetarë të eShqipërisë!

Së pari dëshirojmë t’ju përgëzojmë për fitoret e mëdha ndaj Malit të Zi dhe Indisë në të njejtën kohë - 2 këlyshëve të Sërvisë - që ishin jetik për mbajtjen tonë po edhe të lojtarëve aktiv në lojë.Ishte një fitore e rwndwsishme për të gjithë ne!

Tanimë kanë ardhur zgjedhjet e kongresit, të cilin muajt e fundit e kemi gëzuar sic duhet. Dëshirojmë një mbarëvajtje në procesin e zgjedhjeve, duke vazhduar mbarësinë e muajve të kaluar, dhe dëshirojmë ti urojmë sukses të gjithë kandidatëve.

Lidhja e Arbrit,me përgjegjësinë e madhe që ka si partia më e madhe në vend do mundohet të zgjedhë lojtarët më të përgatitur dhe të përgjegjshëm në listën e saj, lojtarë që do mundohen me të tëra mundësitë për të lartësuar emrin e Shqipërisë.Një bashkëpunim i gjerë mes lojtarëve me eksperiencë dhe lojtarëve të rinj dhe frymës së re që ata sjellin do të vazhdoje edhe kësaj radhe si pjesë e traditës së Lidhjes se Arbrit.

Qëllimi ynë është që puna të vazhdojë me rendiment të madh dhe qytetarët që marrin përsipër përgjegjësinë për të qënë Kongresmenë të vendit,domethënë të zgjedhurit e popullit për të përfaqësuar partitë kryesore dhe jo vetem,të jenë sa më të kualifikuar.Lidhja e Arbrit ka qënë gjithmonë selektive në kandidatët e saj,duke patur kujdes që anëtarët që do kenë këtë privilegj ta paguajnë besimin e popullit me punë në të mirë të komunitetit.

Gjithashtu ftojmë të gjithë qytetarët që të votojnë në këto zgjedhje, pak rëndësi ka se për kë, mjafton që të votohet dhe të tregohet vullneti i popullit, sepse vetëm kështu kongresi është sa më legjitim, dhe vetëm kështu tregohet dëshira e lojtarëve që të vazhdojnë të e luajnë këtë lojë përkundër faktit se është çdo ditë e më "e mërzitshme".Le të japim një sinjal që ky komunitet nuk ka vdekur!

Edhe kesaj here,se bashku me ju!
Me respekt
Kryesia e LeA