LeA-C'kemi qene dhe c'do te jemi

Day 1,966, 09:09 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Te gjithe shqiptaret tashme e njohin partine Lidhja e Arbrit!Kontributi i kesaj partie politike eshte i mirenjohur.Kemi qene gjithmone te paret te gatshem per bashkepunim dhe bashkim dhe ja,kesaj radhe kandidati jone per president ka realizuar qeverine qe te gjithe kane dashur te shikojne.Nje qeveri gjitheperfshirese qe do arrije te shpetoje eShqiperine nga mjerimi ku eshte futur.

Ja qe fatkeqesisht qe ne fillim te mandatit te kesaj qeverie,inatet e brendshme te shqiptareve si gjithmone na percajne dhe nuk e lejne endrren te behet realitet.Flas ketu per ish-aleatet e Lidhjes se Arbrit,Partine Revolucionare.Partia revolucionare ka shpallur publikisht prishjen e koalicionit mes partive pa bere te njohur per popullin asnje shkak te kesaj prishjeje dhe pa dhene asnje informacion per ata qe te cuditur habiteshin rreth ketij veprimi te papritur.

Atehere ne si LeA duam te sqarojme gjithcka rreth kesaj ceshtjeje.Kryesisht faktor kryesor ne prishjen e marredhenieve te vjetra miqesore qe kane patur dy partite tona,eshte mosperputhja e ideve.Lidhja e Arbrit eshte nje parti qe nuk pyet se kush eshte lojtari qe ka postin por pyet per punen qe ben ai lojtar.Lidhja e Arbrit eshte e gatshme te harroje personat qe e kane tradhtuar,share dhe ofenduar nese e shohin ate lojtar te beje mire per Shqiperine.Lidhja e Arbrit mendon vetem per Shqiperine…

Ish-aleatet tane,Partia Revolucionare nuk ndante te njejta mendime me ne.Partia revolucionare nuk besonte te lidhja qe ne besojme se ka dhe se duhet te kete te cdo shqiptar.Ish-aleatet tane jane te gatshem te harrojne miqesine e vjeter per shkak se me ne fund eshte krijuar nje qeveri gjitheperfshirese e cila na mban emra te papelqyer nga “revolucionaret”.Ne zgjodhem te harrojme inatet personale,ata jo…

Mungesa e komunikit coi ne zbehjen e marredhenies dhe miqesise sone.Duke biseduar rralle e me rralle dhe duke patur moskuptime te vazhdueshme lidhja qe me perpara kishim me Partine Revolucionare erdhi ne zhdukje.Kohet kane ndryshuar.Ndersa Lidhja e Arbrit ,si nje parti e gatshme te ndryshoje sipas kohes per te marre formen qe kerkohet nga Shqiperia,pranoi kalimin e kohes dhe ndjeu nevojen e bashkimit te forcave te te gjithe shqiptareve per te arritur qellimin e perbashket,Partia Revolucionare vazhdoi me mendimet e saj fikse per grupimet e ndryshme,duke i ndare shqiptaret ne miq dhe armiq.

Pavaresisht gjithckaje Lidhja e Arbrit do vazhdoje punen e saj te parreshtur per te arritur idealet e saj te palekundura.Jemi partia e dyte me e madhe ne Shqiperi per nga anetaret dhe nje force politike qe ka treguar tashme qartazi se mund te beje edhe e vetme,pa ndihmen e nje koalicioni te dobet.punen qe shume parti bashke nuk e kane arritur dot.Ne jemi nje parti qe i ka mbeshtetur gjithmone miqte e saj.Kesaj radhe,rrethi i miqve tane eshte zgjeruar.Mik i Lidhjes se Arbrit eshte cdo shqiptar!



CmenduriaMB
Lidhja e Arbrit