KU PO SHKOJME? PRESIDENTI,EDENI,GREKET ,SERBET DHE NE!

Day 1,945, 07:41 Published in Albania Albania by Arius argiri

Dy muaj me pare ,shoku im Kris Hasa i mirenjohur si krijues i Partise Nacionaliste i cili tashme ka braktisur partine qe e mbarsi me duart e tij tij te vogla ne emer te nje ideali te madh siç eshte bashkimi kombetar ,publikoi nje artikull ne te cilin akuzonte per tradheti ndaj atdheut disa deputet te partise Revolucionare te cilet i kishin dhene shtetesine me sa me kujtohet nje bullgari nje rumuni apo hungarezi dhe nje maqedonasi me nivel 24 me qellimin qe kanidati i Partise revolucionare te fitonte zgjedhjet presidenciale!
Asaj kohe ne komentet e ketij artikulli thashe se me ngjante idiotesi te besoje se dhenia e shtetesise shqiptare, 4 apo edhe 7 vetave nga keta deputet do te mund te ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve apo aq me teper te rrezikonte Shqiperine si Krisi na shkruante ne gazeten e tij!
Por shume nga miqte e mij opozitar te cilet i vleresoj per idealizmin e tyre ,kritikuan deputetet e partise revolucionare per dhenien e ketyre shtetesive per qellime politike dhe me kritikuan edhe mua qe i shfajesoja !
Ne te vertet nuk i kisha shfajsuar por thjesht kisha thene se edhe deputet e partive te tjera i kishin dhene shtetesine te huajve thjesht per tu marre voten!
Si shembull ne artikullin http://www.erepublik.com/en/article/greku-i-simpsonsave--2200726/1/20 dhashe rastin e kongresmenit Napoleon sot president per te shtaten apo te teten here i cili i kishte dhene shtetesine shqiptare http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/1527059 !
Ketij fakti qeveritaret e atehershem qe jane edhe ata te tanishmit, duke pare qe ne opozitaret u perçame ne gjykimet ndaj veprimit te deputeteve te partise revolucionare ,moren zemer dhe u hodhen ne sulm duke me thene se ky ishte grek dhe greket i kishim vellezer ne EDEN ! Se une doja te prishja Edenin se keshtu po beja interesat e serbeve te maqedonasve dhe broçkulla te tjera si keto!
Por po te shihni sot do te vini re se Greku (Apo Grekja!) qe presidenti yn Napoleon i dha shtetesine Shqiptare tanime eshte bere SERBE!
E pra mendoj se eshte koha qe Presidenti ,Krisi dhe te gjithe ata qe kritikuan shane dhe peshtyne asaj kohe mbi deputetet e partise revolucionare ti kerkojne atyre falje publikisht!
Por problemi i vertet shqetesues nuk eshte ky por nje lajm qe me solli nje shoku im i vjeter ne kete loje i cili ashtu si edhe Krisi yne eshte nje nga antaret e pare te Partise Nacionaliste por ne ndryshim nga Krisi me shume se Partine do Atdheun!
Lajmi ishte se Greku –Serbi i natyralizuar shqiptar nga presidenti Napoleon, nuk eshte i vetmi Grek qe keto kohet e fundit eshte bere Serb!
Dhe ky lajm te ve perpara nje dileme te madhe ! Greqia eshte aleatja jone apo e Serbise?Edeni a eshte ne dijeni te kesaj ndihme te fshehte qe Greqia po i jep Serbise? Dhe ne kete gjithe kete loje te madhe cili eshte roli yne?Nuk mund te mos bej edhe pyetjen ...
Cili valle fitoi dhe humbi nga lufta e fundit e Edenit kundra Serbise?
E pra shoh pershembull se edhe pse ne u gjakosem ne kete lufte sa ska me, ngelem serishmi pa territor ndersa tre territoret e Italise edhe pse me dobet se ne, ngeli e paprekur nga kjo lufte ashtu siç mund te themi se ngeli e paprekur edhe Greqia!
Nuk mund te mos pyesesh nese fitoret si ato te Italise jane fitore dipllomatike apo ushtarake?
Nese keto shtete si Greqia dhe italia pse jo edhe Rumania , bejne mareveshje te fshehta me Serbine perse valle duhet te tolerohen nga Edeni?Apo ndoshta sepse Edeni eshte krejtesiht ne dijeni te ketyre mareveshjeve! Po ne?
A nuk eshte pra momenti te shohim politiken tone se pari dhe pastaj te shqetesohemi per ate te Edenit qe nderkoh qe Italia mban ne menyre te panderpere tre territore neve na genjen me ndihmen e presidentit tone te nderuar, duke na dhene nga njehere ne muaj apo nje here ne dy muaj mundesine te fitojme nje dy apo edhe tre(Kur Ninua behet president!) per 48 ore dhe pastaj te kthehemi te pushtuar ?
A nuk eshte koha te zgjedhim se kush jane armiqte tane apo me sakte duke qene se kemi shume te tille se cilin duhet te kemi prioritet per te luftuar?
Zgjidhja tashme eshte e lehte !
Nese pranojme se armiku yne kryesor eshte Serbia duhet te pranojme gjithashtu se ate nuk mundemi ta luftojme duke qene antar e nje Edeni te perbere nga simpatizante te thekur te serbeve siç jane Greket apo Italianet dhe pse jo edhe Rumunet!
Sigurisht futja ne aleancen tjeter alternative ne krah te USA do te na bente aleat me Maqedonasit !Por mendoj se gjithesesi eshte koha te zgjdhim prioritet tona politike dhe te mos lejojme me te jemi mish per top ne duart e Edenit te mbushur plot simpatizant te Serbeve!