Koha per Rikthim (Per ata qe jane me CZ te huaj)

Day 1,768, 08:40 Published in USA Albania by erodial

Pershendetje vellezer,

Kete shkrim po e shkruaj si nje lojtar qe ka kaluar shume kohe ne kete loje e duke luajtur si ne Shqiperi e si jashte saj. Shume nga lojtaret e vjeter me njohin, te rinjte jo por shpresoj qe te marrin mesazhin e ketij shkrimi e te bejne veprimin e duhur.

Akoma mbaj mend diten kur Shqiperia u fut ne loje e pritjen e madhe per te marre nenshtetesine e saj. Mesazhet me Ninon qe te me pranonte kerkesen e padurimin derisa ajo u pranua. Ditet si minister i brendshem duke kontrolluar cdo aplikim e duke harxhuar ore te tera duke bere kontrolle per te shpetuar shtetin e ri nga PTO. Pastaj ftohja pak nga loja, problemet e brendshme ne komunitet, deshira per tu forcuar pak ekonomikisht me bene te largohem fizikisht se shpirterisht kam ngelur pjese e komunitetit mbare-Shqiptar ne loje. Me kete dua te them se i kuptoj shume nga lojtaret qe kane levizur, e di qe ka qene e veshtire kur kemi degjuar qe na kane quajtur tradhtar se sjemi ne Shqiperi e gjera te tilla te ketij lloji.

Dua te garantoj gjithe secilin se kontributi i asnjerit prej jush nuk shkon kot e cdo kush me pak tru ne koke nuk e ve ne dyshim atdhetarine e cdo Shqiptari qe harxhon kohe ne kete loje. Por ajo qe do kerkoj ketu eshte nje hap tjeter...eshte KOHA PER KTHIM .

Besoj se eshte momenti me i mire qe te gjithe te kthehemi e te japim kontributin tone te atdhe.
Ku ka me bukur te festojme 100 Vjetorin e pavarsise ne Shqiperi
Le te kontriboje gjithsecili nga ne qe Shqiperia te perparoje e te arrije atje ku ne duam.
Shumica e lojtareve qe jane ne USA e dine qe bonuset po humbin, keshtu qe ky eshte momenti i durur per kthim.
Plani i qeverise per 7 arme q7 ne dite eshte nje mundesi per te mbajtur veten. Ne te gjithe e dime qe eshte nga programet me te mira, as ne US nuk merren kaq arme pa punuar.

Kush ka fabrika dhe njerez qe punojne per to, kontaktoni me ministrine e ekonomise ose CP para cdo vendimi te tille!

Keto jane disa nga pikat qe ju ftoj te konsideroni e me e rendesishmja vellezer: GURI I RENDE NE VEND TE VET.

Eshte Koha per Rikthim!

Me respekt,
Erodial

P.S. I kerkoj qeverise dhe kongresit qe do dali nga zgjedhjet qe ne menyre formale te pranojne aplikimin tim te parin per nenshtetesi si Minister i Diaspores ne qeverine aktuale.