Koalicioni Nacional Konservator - Konferenca e djeshme

Day 1,865, 13:13 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤
Levizja Vetevendosje
Partia Nacionaliste
Aleanca Kuq E Zi

Keto tre parti pra jane ato qe kane shpallur dje ne konferencen ne kanalin #personal, koalicionin e tyre.
Kush deshiron te lexoje gjithe konferencen ose ndonje pjese ne vecanti te klikoje KETU.

Keto tre parti, ideologjia e se cilave eshte pothuajse e njejte, po bashkohen ne koalicion per ti sjelle nje tjeter rryme lojes.
Programi i Koalicionit Nacional Konservator do te jete ai i Partise Nacionaliste, program i publikuar nga kjo gazete, sidoqofte do te kete permiresime dhe rregullime.

Nje nga pikat kyce te punes tone do te jete eleminimi i korrupsionit dhe burokracise. Sic mund ta keni pare edhe ne artikullin e mikut tone kundershtar CrazyAlboz (sepse miq jemi ne fund te fundit, loja eshte loje) parti te caktuara jane te "prekura" aq rende ne shpirt sa nuk behet, aq sa miku yne CrazyAlboz po i terhiqet politikes sic kishte thene ne artikull.

CrazyAlboz, vella, nje politikan i zoti e qe beson se ka te drejte nuk dorezohet. E cfare shembulli po i japim shqiptareve? Te dorezohemi? Jo aspak! Ju do te luftoni kunder nesh, sepse prandaj jeni ketu. Sikur cdokush te dorezohej pas cdo sulmi, c'kuptim do te kete?

Sidoqofte, partite e koalicionit Nacional Konservator synojne bashkimin kombetar. Megjithate ne nuk premtojme te mbyllim asnje sy perballe korrupsionit apo te padrejtes.
Duket sikur gjithcka rrotullohet drejt atyre te shkretave mesazhe qe keto parti i kane cuar njerezve. Por a esht vertet keshtu? Aspak.

http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/121321
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/121382
Ju prezantoj 2 ligje te propozuara nga koalicioni kundershtar.
Ne te parlamentit kemi nje bisede in-game te cilat i perdorim per diskutim, per mbarevajtjen e vendit dhe ligjit.
Por a u diskutuan keto ligje ne kete bisede? Aspak, madje na u tha se koalicioni kundershtar e keshte te qarte se cdo ligj qe ata do te nxirrnin ne do e votonim kunder.
Atehere meqe qenkan kaq te sigurt pse i nxjerrin keto ligje per me shume te pakuptimta e pa vlere? Ata e dine se mandatet e tyre s'mjaftojne qe keto ligje te miratohen.

Por eshte e qarte qe i propozojne ne menyre qe te refuzohen nga ne e te na fajesojne se po bllokojme "reformat" dhe "revolucionin" e tyre te famshem pa te cilin ne jemi duke vdekur.
Kjo quhet reklame. E kam thene dhe ne ate bisede se reklama eshte shpirti i tregtise e jo i politikes, por politika sipas ketyre partive eshte bere nje ekonomi kapitaliste me baze kerkese-oferten ku blihen e shiten anetaret sikur te jene vazo lulesh.

Megjithate eshte zgjedhja juaj nese doni te jeni vazo lulesh apo njerez me vlera. Thjesht jam acaruar me keto ndodhi. I kisha premtuar vetes se kete here do veproja me mire e do isha me tolerant se c'kam qene me pare. Por deshtoi dhe kjo sic duket.

Per ta mbyllur, mua nuk me intereson se sa nga ju mund te me urrejne. S'e kam pasur problem kete. Gjithe kjo nuk behet per pushtet nga une, mos harroni qe kam punuar ne te shkuaren ne cdo lloj posti e tani s'me hyn ne sy asgje sepse i provova te tera.
Do perpiqemi ta cojme perpara vendin duke u bazuar tek vlerat tona jo se cfare bejne te tjeret, sepse nese nje dite te tjereve i teket te hidhen prej ballkoni, ne nuk do i shkojme pas.

Pa shikoni pak Partine Reformatore, zv/kryetari i kishte mbushur aq me multe sa tani i kane rene drastikisht rreth 20 anetaren jane bere ban.

A e dini qe koalicioni kundershtar kishte planifikuar te mbeshteste Labern deri ne momentin kur e mbeshteti Partia Nacionaliste? E pastaj degjojme dokrra nga ata per percarje.
Bashkohuni me ne kush i perket ideologjise tone nacional-konservatore dhe progresiviste. Me vjen keq qe prezantimi i koalicionit eshte ne forme sulmi por kohet e veshtira duan masa te tilla.

Si progresiviste, ne shohim para, ne rast se partite kundereshtare do e lejne pas keto akte, e te pranojne qe keto nuk jane veprime te mira, atehere do te jemi te afte te bashkepunojme, jo per te nxjerre te njejtet kandidat por per te punuar se bashku e te koordinuar.
Faleminderit