Kemi një ekip, me besim, dhe gati për punë.

Day 2,080, 16:37 Published in Albania Albania by Rilindasi


Të dashur bashkombasë,

Fillimisht, dua të uroj të gjithë shqiptaret pa dallim për të arituren e madhe të komunitetit tonë, futjen e njesisë kombëtare shteterore në top 50 , e cila nuk do të mund të realizohej pa perkushtimin e të gjithë komunitetit.
Së dyti, dua të ju uroj për fitoret e njëpasnjeshme që kemi aritur , dhe ballafaqimet e mëdha me fuqi ushtarake me të fuqishme, por motivi dhe zemra e shqiptarit doli të jetë edhe ketë herë shumë më e fuqishme se sa pushket e armikut të cilat u ndryshken nga ballafaqimi me ne.
Mua më mbajnë si një person që shpesh sfidoj qeveritë me artikujt e mi dhe sigurisht jam vendosur në thelb të kritikës, sfida e personave të cilet me shumë të drejtë mund të jenë të irituar nga artikujt e mi, më beri të mendoj pozicionin tim. Dhe pas shumë diskutimeve, koncepteve të ndryshme që kam analizuar, kam pranuar një ftesë të një prej kandidatëve për president në ketë muaj.
Është Fessti kandidati i cili më ka propozuar postin e Ministrit të Edukimit.
E pse edukimi? Edukimi ka qenë një nga pikat të cilat është venë në thelb të kritikave të mia, dhe unë gjithmonë kam menduar se mund të behet më mirë, dhe për ketë më duhet dhe ndihma juaj. Jam duke krijuar ekipin tim, duke propozuar shumë anëtarë për staf dhe madje kam dhe një plan të cilin në pika të shkurtëra do të mundohem të e paraqes para jush.




Bibloteka vizuele

Unë dhe ekipi im gjatë ketij muaji do të krijojmë një grumbull videosh për të u mesuar të rinjëve lojën, do të mundohemi që ato të jenë më të kuptueshme, të shkurtëra dhe të shpjegojnë veprimtarinë e të gjithë komunitetit. Nese njo foto flet sa një mijë fjalë? Imagjinoni sa shumë mund të flas një video.
Plani im është që të kemi mini-mesime , nga 30 sekonda. Shpesh, kam ndegjuar se si të rinjtë thonë, "ka shumë shkrim, pertoj të lexoj", për ketë komunitetin ua sjellim tek juve, dhe në ketë menyrë të rinjtë do të vijnë te ne.
Videot do të jenë të vendosura në youtube, në një kanal të posaçëm i cili do të administrohet nga një nga anëtaret e ekipit tim. Shumë profesional dhe shumë i pergjegjëshëm në punen e tij.
Madje, synimi im është që nga keto video të sigurojmë dhe të rinjë që do na bashkohen, me një synim të vetëm të qendrojnë brenda nesh, sepse çdo një nga të rinjtë na duhet.

Wikipedia

Është një nga burimet kryesore të mesimit të lojës , shqiptaret deri më tani kanë berë një punë të mirë, por na duhet ende. Të gjithë pajtohemi besoj.
Nese nuk e keni ditur, Wikipedia e erepublik, jep gold për personat të cilet perkthejnë artikuj dhe shkruajnë artikuj . Unë në artikullin e radhës do të nominoj një person nga stafi im me të cilin juve do të komunikoni. Ai do të ju ndihmoj me menyren si shkruhen artikujt.
Jo vetëm kaq, unë e di menyrën se si ne do të i bejmë me të qasëshëm keta artikuj, do të jetë punë e veshtirë, por jo e pamundur. Ejani të e bejmë. Jo më kot thonë se vet fjala "Impossible " thotë IM Possible".

Artikujt

Ne nuk do të ndalemi të shkruajmë artikuj çdo ditë, të u mesojmë lojtarëve të rinjë më shumë lojën, dhe të i bejmë videot nga youtube dhe mesimet nga wikipedia me të kapshme në keto artikuj. Pra ne do të lidhim veprimet tona. Ato do të jenë shumë mirë të pergaditura vizualisht, dhe do të jenë mirë të kuptueshme dhe lexueshme për sytë tuaj. Nese ju lodheni duke lexuar artiku, 30 sekonda e shikoni videon dhe e kuptoni esecen e artikullit.

e-Indeksi

Po, lojtaret e rinjë do të jenë dhe mirë të edukuar, ata po sa të futen në programin e ministrisë do të pajisen me indeksin e tyre, madje të rinjtë do të na tregojnë neve, ku do të fokusohen më shumë .Përveç luftës, e cila është pikë e perbashket e të gjithëve, ne do të mundohemi të krijojmë eshqiptar të mirë në diplomaci, në parlament, në qeveri dhe në çdo program tjetër të lojës. Qellimi do të jetë që brezat e rinjë të jenë të edukuar ashtu si duhet dhe më pas të mbartin ndoshta dhe fatet e ketij komuniteti. Ne mund të ia dalim, e di dhe besoj në ketë gjë. Nese e vleresoni se keni mjaft dituri që të jeni e-Profesor , dhe mund të mesoni brezat e ardhshëm, ju do të keni mundësi të aplikoni në ditët në vijim.

Dora dorës, vllau vllaut

Është projekti im , Ky i propozuar shumë kohë më parë, ai mori perkrahjen e të gjithëve , por nuk u realizua asnjeherë. Në ditet në vijim do të paraqes planin e detajuar të realizimit të kesaj ideje , dhe se si ju mund të na ndihmoni.
Qellimi është i thjeshtë, Personi A e adopton një të ri, pas një muaji ai ritet dhe forcohet , me keshillat dhe ndihmat e personit A, ai behet ushtarë i denjë i komunitetit. Për të realizuar ketë program, më duhet ndihma e të gjithë shqiptarëve. Ne do të bashkojmë videot, wikipedian artikujt, me indeks në dorë, dhe do të e krijojmë gjeneraten e re të eShqipërisë, ne mundemi, besoj në të gjithë ne.
Në ketë projekt do të jenë të perfshira dhe të gjitha njesitë ushtarake, andaj komandant, mos u befasoni nga mesazhet që do të pranoni, na duheni dhe ju, madje dhe ushtaret tuaj.

Argëtimi, ndihma , për të gjithë.

Ne do të bejmë perzgjedhjen e lojtarit të ri më të mirë, të studentit më të mirë dhe madje do të perkrahim dhe mbeshtesim secilin anëtarë të stafit tim, në menyra dhe forma të ndryshme.
Si do të ndihmohen të gjithë? Në do të vendosim një link në të cilin do të gjenden të gjitha gazetat eShqiptare, ato do të kemi mundësi të i abonojmë. E pse të mos i fitojmë 5 gold nga Plato? Është e mundur, dhe do e bejmë bashkë.

Përfundim

Do të doja të faleminderoja Fessti-n për nominimin e tij, dhe nese ju deshironi që ky plan të realizohet , ketë do të mund të e bejmë së bashku, vetëm nese votojmë për Fessti-n, andaj me datë 5 , në zgjedhje presidenciale votoni për Fesstin.
Nese deshironi të më vendosni në krye të kritikave, ketu e keni planin tim, përgjegjesinë time të plotë dhe premtimin tim për punë të palodhshme në të mirë të komunitetit.
Voto për Fessti-n, voto për koalicionin e edukimit.


Mos vdeksha pa t'parë t'bashkume, o Shqipnia ime! Hyjneshë përmbi dhe, perëndi e shpirtit tim.