ish-MoD Sei Kaon

Day 1,999, 09:40 Published in Albania Albania by Sei Kaon

Pershendetje shqiptare,
Pas artikullit qe bera per reformen ushtarake dhe pas fushates se "suksesshme" ne Indi une po jap doreheqjen si MoD leshi qe jam. Gjithe kjo po ndodh tani dhe jo me pare pasi nuk doja te krijoja konfuzion dhe te nxirrja nje lajm te kote te doreheqjes sime. E di qe ky largim nuk ka vlere pasi nuk eshte se jam nje MoD me shume eksperience dhe nuk kam kurrfare influence ne krahasim me disa te tjere ne eShqiperi.
Dua te theksoj se nuk kam pasur asnje njoftim mbi hapat qe mori CP yne, Snooop Lion aka PlisatPrishtine. Nuk e di se pse gjithcka ndodhi aq shpejt, ndoshta per shkak te rrethanave apo per shkak te paaftesise se Plisit. Me duket se kjo e dyta qendron me shume.
Po reforma ushtarake?
Nje budallek i papare me eshte dukur. Reforma eshte bere. Nuk mund te beni nje reforme mbi reforme! Mos shkelni mbi punen e te tjereve (dhe me kete dua te permend DonCurtis qe ka bere nje pune KOLOSALE dhe GJIGANDE dhe kemi komunikuar bashke cdo nate per mbarevajtjen e projekteve te reformes)
Nje moskoordinim te papare ka pasur.
Nuk mora vesh asgje dhe madje kur kam komunikuar rastesisht me A E N E A S ai u habit me ato qe po ndodhnin. Plisat sapo erdhi dhe mori territor eShqiperia (ashtu sikurse ndodh gjithmone ne fillim te cdo mandati) dha dy ligje: NE ndaj eSerbise dhe AS ne eIndi. As njefare keshillimi, njoftimi, paralajmerimi apo ku ta di une, nuk me tha. Une si MoD duhet te shikoja ligjet qe te merrja vesh se cfare po ndodhte.
Sot ne mengjes marr vesh dicka tjeter me idiote (sipas mendimit tim), qe e pashe rastesisht te postet dhe madje kur LiLo1 me pyeti se a isha ne dijeni nuk iu pergjigja sepse me erdhi zor qe te tregoja paditurine time mbi situaten.

Marreveshja me eIndine


Ku u konsultuat ju qe e bete kete gje. Ne artikullin zyrtar te tij CP i eIndise thote qe ata e vendosen shume shpejt marreveshjen. Ne moment te fundit e kishit lene? Po pse aq shtrenjte? Iu la gje mendja qe ne ti paguajme 30k cc nje vendi te humbur. Une me mire i paguaja 30k cc eSerbise dhe mbaja 3 territoret origjinale si ne RL dhe ate nuk e beja fare. (Kete shembull e bera per te theksuar demin ekonomik qe po beni)
Jeni treguar fort te papjekur me keto vendime hic te pamenduara.
Shpresoj qe te gjithe t'ia kaloni mire.
Ju faleminderit per detyren qe me besuat por nga ajo c'ka ngjau un kam dale si nje kukull qe ishte marre sa per numer dhe per te thene qe ekzistonte nje person pergjegjes ne letra per mbrojtjen.

Ju lutem me shkarkoni nga detyra dhe paci mandat te mire dhe te begatshem.

Sei Kaon