Intervista me Napoleon 54 (CP i eAlbania)

Day 1,579, 06:06 Published in Albania USA by Arlind


ArlindXhakoli :Përshëndetje, i nderur President ne të falenderojm që e ndat kohën tuaj për të bërë këtë intervist.Cfarë mendon për regjionet e Shqipërisë...deri në fund të mandatit tuaj a do të mund ti kthesh prap 3 territoret që eShqipëria ka dhe a do të ketë ndonjë kundër-sulm për Kosovën?

Napoleon 54 :Shqipëria është një shtet i ri në lojë dhe është i rrethuar nga shtetet armike tepër të fuqishme si FYROM apo eSërbia që kështu asgjë nuk mund të parashikohet. Ne kemi ndihmë absolute nga EDEN gjithmonë kur Aleanca ka mundësi por në këtë lojë nuk mund të parashikosh të ardhmën. Ajo që mund të them është se do të bëjmë të pamundurën të rikthejmë territoret me një plan që po ndërtojmë ,po ashtu të sulmojmë përsëri Kosovën,por kësaj here tja dalim mbanë.


ArlindXhakoli :Cfarë mendoni për GDP-n ekonomike është duke u rritur apo është izoluar ?

Napoleon 54 :Ekonomia shqiptare po ecën shumë mirë,falë edhe ndryshimeve të reja në lojë,Ministria e Ekonomise po zbaton një plan për rritjen e ekonomisë ,gjë që ka dhënë frytet e veta dhe në uljën e cmimeve,por edhe në ndihmën më të madhe për lojtarët e rinjë


ArlindXhakoli :Po për mercenarët,është qeveria shqiptare duke sjell mercenarë,dhe nga cilët shtete nëse mund të bëhet e ditur ?

Napoleon 54 :Mercenarët paguhen për luftra të ndryshme,pasi ne jemi shtet shumë i vogël dhe me forcën tonë as 10% nuk mund të mbajmë në një raund.Që kështu mercenarët paguhen nga vende aleate,dhe tanqet sigurohen nga buxheti personal,ndonjëherë nga buxheti i EDEN dhe së fundmi nga buxheti shtetëror,por nuk kemi harxhuar shumë nga shteti për mercenarë në menyrë që paratë të perdorën për të rinjtë


ArlindXhakoli :Kemi parë para ca javëve se po krijohen parti të reja dhe ushtri të reja në Shqipëri.A jan duke bashkëpunuar këto me Partin Nacionaliste ?

Napoloen 54 :Do të thoja që stabiliteti politik në vend ka arritur,dhe ndryshe nga realiteti cdo parti në eShqipëri funksionin për të mirën e vendit dhe kjo është gjë shumë e mirë.


ArlindXhakoli :Ky mandat është bërë i 4 për ty si president.Si është? A ke arritur qëllimet tua kryesore ?

Napoloen 54 :Po sic e thashë më lartë Ekonomia po arrin kulmet,po ashtu edhe numri i lojtarëve aktiv është rritur shumë këtë muaj,forca ushtarake e vendit është rritur 4 fish duke parë edhe organizimin e ri të ushtrisë elite. Dhe së shpejti besoj do te kemi një surprizë të këndshme për të gjithë.


ArlindXhakoli :Shqipëria është duke u rritur dhe duke u forcuar,por ne ende nuk kemi bërë ndonjë reklamim të madh.Kur do të filloj baby boom masiv? A keni krijuar grupin e posaçshëm për t’i ndihmuar këta të rinj ?

Napoloen 54 :Të jeni i sigurt që pasi ndryshimet që po zhvillojnë adminat e lojës të mbarojnë,ne do të bëjmë një tutorial tepër të detajuar dhe do të nisë një shpërndarje e lojës masive gjë që po planifikohet që tani.


ArlindXhakoli :Dhe pyetja e fundit, nëse nuk është personale për tu pyetur,a do të kandidosh prap për një mandat tjetër si PRESIDENT i Shtetit të eShqipërisë apo ësht heret për tu thënë ?

Napoloen 54 :Të shohim e të bëjmë


ArlindXhakoli : Dicka për fund ?

Napoloen 54 : Udhëtimi i gjatë fillon me një hap të vetëm.



Intervistuesi ArlindXhakoli
I intervistuari Napoleon 54